Bëni këto gjëra pas zgjimit për ditë më produktive

Këshilla mjekësore

Bëni këto gjëra pas zgjimit për ditë më produktive

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 15:45
Ilustrim

Shumica e rutinave të mëngjesit janë një funksion i thjeshtë i maksimizimit të minutave që qëndrojmë në shtrat, duke shmangur të vërtetën që ju keni gjëra për të bërë gjatë ditës dhe duke minimizuar mundësinë që të nxitoni si “të çmendur”  për tu larguar nga shtëpia duke harruar diçka që ju duhet.

Zgjohuni herën e parë

Fakti se ju shtypni butonin e shtyrjes së alarmit disa herë do të ju lërë të përgjumur e nëse dikush  flen afër jush do ti acaroni.

Në ndërkohë ky fakti edhe ju bën që të nisni ditën në një mënyrë jo shumë të mirë dhe shpresëdhënëse për pjesën tjetër të ditës që ju pret.

Ndërsa  vazhdoni të zgjoheni e të flini sërish, në mendjen tuaj mund të sillen shumë gjëra, ndoshta edhe aktivitetet që ju keni për të përfunduar gjatë ditës.

Terapistja Melissa Parks thotë se është fuqishëm kundër maksimizimit të kohës që ju kaloni në shtrat pas ziles së alarmit.

“Kjo kohë shtesë që kaloni në shtrat mund të çojë mendjen tuaj të bredhë dhe të pushtojë dhe të ju shqetësojë në lidhje me çdo gjë që ju keni për të bërë atë ditë” ka thënë ajo.

Shmangni kontrollimin e e-mailit

Kjo nuk është këshilla më e mirë në jetën dinamike që jetojmë duke ditur varshmërinë që kemi ndaj teknologjisë.

Por nëse vërtetë e bëni këtë gjë sapo të zgjoheni nga gjumi e jeni akoma në shtrat atëherë kjo mund të ju bëjë që të nisni ditën jo aq mirë e të shqetësoheni edhe më shumë për punët që ju keni duke ju lënë të trullosur.

“Nuk është në gjërat që preferohen që ti bëni për të nisur ditën në mënyrën e duhur” thotë eksperti i makisimizimit të produktiviteti Sid Savara.

Shumica e njerëzve janë shprehur se pikërisht gjëja e parë që e bëjnë në mëngjes është shikimi i e-mailit por ndoshta që të keni një ditë më produktive dhe më të mirë duhet ta shtyni për pak më vonë këtë punë ose të paktën të përpiqeni që të bëni këtë gjë.

Lëvizni trupin tuaj

Gjumë… ose ushtrime… gjumë … ose  ushtrime?

Nëse ju jeni një nga ata njerëz të motivuar që do të një orë më shumë në gjumë para se të zgjidhni të veshni rrobat tuaja sportive, të ushtroni ose të ecni duhet ta ndryshoni këtë gjë për të pasur një ditë më të mirë.

Krejt çfarë duhet të bëni është të ja lejoni vetes disa minuta për të bërë pak aktivitet fizik.

“Duke bërë që gjaku juaj të pompojë me mëngjes është një hap shumë i mirë  që të aktivizoni sistemin tuaj kardiovaskular, atë të frymëmarrjes si dhe metabolizmin tuaj”, thotë eksperti i palestrës Juli Huddleston.

Sipas tij, ideja nuk është që me këtë aktivitet të shkurtër fizik në nisjen e ditës suaj jo domosdoshmërisht do të keni forma më të mirë trupore por do të vini trupin tuaj në lëvizje.

Huddleston ka thënë se nuk duhet të jenë ushtrime shumë profesionale por të lehta dhe të mjaftueshme që ju të jeni më të freskët dhe të keni një ditë më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat