Si ta mbroni familjen tuaj nga gripi?

Këshilla mjekësore

Si ta mbroni familjen tuaj nga gripi?

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 16:10
Ilustrim

Edhe nëse arrini t’i rezistoni gripit në vendin tuaj të punës, shumë lehtë mund të sëmureni në shtëpi – sidomos nëse ndonjë prej anëtarëve të familjes është i prekur me virusin e gripit.

Në vijim ju prezantojmë disa këshilla si të mbroni familjen tuaj nga gripi.

– Pastrojeni lavamanin në banjë, sepse është një prej vendeve kryesore prej nga përhapet gripi, andaj, përpiquni që ta dezinfektoni atë.

– Po ashtu është e rëndësishme që brushat familjare të dhëmbëve të mos i mbani në të njëjtin vend – që të mos vije deri të kontaminimi i ndërsjellë. Madje, do të ishte mirë që edhe pastën e dhëmbëve ta keni të veçantë.

–  Po ashtu është me rëndësi që brushën tuaj të dhëmbëve të ndërroni apo të përvëloni, porsa ta keni kaluar gripin.

– Shfrytëzojeni preparatet për pastrim, të cilat njëkohësisht bëjnë edhe dezinfektimin e hapësirë, që bacilet të mos përhapen.

– Dezinfektoni gjësendet që i përdorni shpesh, siç janë tele-pilotët, tastierat e kompjuterit, telefonat celularë – sidomos pasi të keni kaluar gripin.

– Lajini rregullisht peshqirët dhe mbulesat e shtratit – që mund të jenë përplot bacile të njerëzve të sëmurë.

– Nëse partneri juaj është i sëmurë, më se miri do të ishte të mos flini bashkë disa ditë – derisa të kalojë rreziku nga gripi.

– Gjatë pastrimit në shtëpi, shfrytëzoni pecetat për një përdorim – ndërsa nëse e shfrytëzoni sfungjerin – enët duhet t’i shpërlani rregullisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat