Këto veprime ju duhen për të ngelur shtatzënë

Këshilla mjekësore

Këto veprime ju duhen për të ngelur shtatzënë

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 17:44
Ilustrim

1. Ja si mund të ngelni shtatzënë: 14 ditë para ciklit tuaj, gjatë procesit të ovuluimit mund të ngelni shtatzënë, ku vezorja e majtë apo e djathtë prodhon një vezë gjatë procesit e që njihet si ovulacion.

2. Janë tri deri pesë ditë ku mund të ngelni shtatzënë. Pavarsiht shtatzënive të padëshiruara që i kemi hasur në filma apo media, ju mund të ngelni shtatzënë pas secilës marrëdhënie të pambrojtur. Veza dhe sperma e partnerit duhet të bashkohen gjatë procesit të ovuluimit. Asnjë tentim i spermës për të hyrë në trupin tuaj nuk ka efekt nëse hyn në kohë të gabuar.

3. Ju duhet të jeni të matur gjatë tentimit për shtatzëni. Nuk duhet të konsumoni alkohol gjatë shtatzënisë. Duhet të keni shumë kujdes gjatë ngrënies dhe konsumit të gjërave sepse foshnja juaj e pëson më së keqi.

4. Duhet të merrni vitamina prenatale para shtatzënisë.

5. Mund të ngelni shtatzënë 24 orë pas ndërprerjes së pilulave për kontroll të lindjes.

6. Nuk ka të dhëna që tregojnë se disa pozita seksuale ndikojnë për shtatzëni.

7. Nuk ka të dhëna shkencore se duhet të keni orgazmë për të ngelë shtatzënë.

8. Keni gjasa më shumë për shtatzëni kur keni lëngje të hollë dhe të qartë, se sa mukus të trashë.

9. Një çifti të shëndetshëm i duhet rreth gjashtë muaj tentim për shtatzëni.

10. Testikujt e djersitur mund të ulin spermën e partnerit tuaj.

11. Tymosja e drogave të lehta dhe të rënda mund të reduktojë spermën e partnerit.

12. Simptomat e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme ju pengojnë të ngelni shtatzënë.

13. Stresi ndikon në mos shtatzëni.

14. Gjatë kohës kur keni më shumë libido, gjasat janë të mëdha për shtatzëni.

15. Mbipesha mund të ndikojë në fertilitetin tuaj.

16. Edhe të qenurit nën peshë ndikon në mos fekondim.

17. Rritja e qimeve të vazhdueshme në trup ndikon në vështirësi të procesit të shtatzënisë.

18. Ju mund të keni rënie të qimeve të trupit më shumë gjatë shtatzënisë së parë.

19. Mund të ngelni shtatzënë gjatë gjidhënjes suaj.

20. Mund të ngelni shtatzënë gjatë të dyzetave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat