Hani këto ushqime për spermë super kualitative

Këshilla mjekësore

Hani këto ushqime për spermë super kualitative

Më: 19 mars 2017 Në ora: 10:30
Ilustrim

Disa ekspertë besojnë se kualiteti i spermës është duke pësuar rënie ndërsa thonë se çelësi për ngritjen e kualitetit të spermës gjendet në pjatën tuaj.

Pas rishikimit të rezultateve të 35 studimeve të cilat ishin marrë me kualitetin e dietës dhe spermës, hulumtuesit kishin zbuluar se ekzistojnë disa vlera të caktuara ushqyese që ndërlidhen me spermë më të mirë. Aq më shumë që hanin meshkujt acide yndyrore omega-3, vitamina E dhe D, zink, beta karoten dhe selen, aq më shumë kishin qenë të prirë të kenë kualitet të ulët të spermës.

Sidoqoftë, ngrënia e ushqimeve të detit, ngrënia e pemëve dhe perimeve, si dhe ngrënia e produkteve djathore me pak yndyrë kishin qenë të ndërlidhura me spermë më kualitative. Gjithashtu edhe ushqimet si mishrat e procesuar, ushqimet e sojës, patatet, kafja alkooli dhe ushqimet me sheqer kishin qenë të ndërlidhura me spermë të kualitetit më të ulët në studime tjera.

Plus, meshkujt të cilët kishin konsumuar kafeinë, alkool dhe mishra të procesuar kishin qenë më pak të prirë t’i lënë shtatzënë parteret e tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat