Pesë arsyet pse duhet konsumuar qepët e reja

Këshilla mjekësore

Pesë arsyet pse duhet konsumuar qepët e reja

Më: 17 prill 2017 Në ora: 12:28
Ilustrim

Qepët e reja janë shumë të ushqyeshme dhe të pasura me vitamina dhe minerale, të cilat ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve.

Ato janë edhe burim i mirë i vitaminave A, K dhe C, derisa mineralet përmbajnë mjaft fosfor, kalium dhe kalcium.

Për shkak të përmbajtjes anti-baktere mbrojnë trupin nga paraqitja e proceseve të ndezjes, ndërsa përmirësojnë edhe tretjen e ushqimit.

Ja, cilat janë dobitë e konsumimit të qepëve të reja:

1. Ruajnë zemrën Qepët e reja janë me plot anti-oksidues, që ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat në inde. Po ashtu, përmbajnë mjaft vitaminë C, që ndihmon në tensionin e gjakut për të qëndruar në kufijtë e lejuar të normales dhe mbron nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës.

2. Mbron shikimin

Qepët e reja mbrojnë nga ndezja e syve, ndërsa prania e vitaminës A, pos që mbron nga ndezja e syve, ul rrezikun nga paraqitja e degjenerimit të makulës.

3. Forcon eshtrat dhe imunitetin

Vitaminat C dhe K në qepët e reja mbrojnë dhe forcojnë eshtrat. Ato përmirësojnë prodhimin e kolagjenit dhe ruajnë dendësinë e eshtrave. Një qepë e re përmban rreth 20 mikrogramë vitaminë K dhe 1,6 mikrogramë vitaminë C, që është 22 për qind e dozës së rekomanduar ditore të këtyre vitaminave, të cilat përmirësojnë shëndetin e eshtrave.

4. Zvogëlon kolesterolin

Qepët e reja përmbajnë substanca të shumta që ulin kolesterolin e keq në gjak. Pjesa e tij e gjelbër është shumë e shëndetshme dhe përveç asaj që ndihmon në uljen e kolesterolit, është i mirë edhe për kthimin e sheqerit të lartë në shkallë normale. 5. Është i mirë për lëkurën Qepët e reja ndihmojnë organizmin që të prodhojë sasi më të mëdha të kolagjenit dhe që ta ripërtërijë. Kolagjeni është i domosdoshëm që lëkura të mbetet e bukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat