Migrena rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Këshilla mjekësore

Migrena rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Më: 23 prill 2017 Në ora: 18:33
Ilustrim

Studime të mëparshme kanë treguar se migrena rrit rrezikun e goditjeve në tru, edhe pse arsyet nuk janë ende të qarta.

Por një tjetër studim, i realizuar së fundmi, doli në konkluzionin se migrena është gjithashtu faktor rreziku për prekjen nga sëmundjet kardiovaskulare dhe se kjo mund të shfaqet më vonë, gjatë jetës.

Sipas shkencëtarëve, në momentin e një krize migrene në trupin e njeriut ndodhin ndryshime në qarkullimin e gjakut dhe luhatje të tensionit, faktorë këto që ndikojnë direkt në zemër.

Grupi i studiuesëve, i kryesuar nga Profesori Tobia Kurth zbuluan se, pacientë që vuajnë nga migrena, të cilët kanë probleme hormonale dhe konsumojnë duhan, janë më tepër të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, shkruan tvklan. Migrena është një nga sëmundjet më të përhapura të dhimbjes së kokës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat