Faktorët e pabesueshëm që shkaktojnë kancer të lëkurës

Këshilla mjekësore

Faktorët e pabesueshëm që shkaktojnë kancer të lëkurës

Më: 30 prill 2017 Në ora: 23:01
Ilustrim

Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet e lëkurës (qeliza që janë përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës sonë). Ajo që shumë pak njerëz e dinë është se disa faktorë në dukje të padëmshme mund të bëhen shkak i zhvillimit të këtij lloji të kancerit. Ja cilët janë ato:

1.Vera e bardhë
Ndjesë për ju që preferoni këtë pije, por sipas një studimi të publikuar tek revista “Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention”, konsumi i vetëm një gote verë të bardhë çdo ditë rrit rrezikun me 13% të zhvillimit të formës më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës.
Kjo mund të ndodhë, sipas ekspertëve, për shkak të enzimës “acetaldehyde” e cila dëmton ADN-në. Kjo enzimë gjendet tek të gjitha pijet alkoolike, por është në sasi më të lartë tek vera e bardhë. Autori kryesor i studimit, Eunyoung Cho, i rekomandon individët që kanë faktorë të tjerë nxitës të melanomës, ta kufizojnë konsumimin e verës së bardhë për të ulur rrezikun e zhvillimit të melanomës dhe llojeve të tjera të kancerit. Një zgjidhje tjetër e thjeshtë do të ishte zëvendësimi i verës së bardhë me atë të kuqe që sipas shkencëtarëve, është më pak e dëmshme falë niveleve të larta të antioksiduesve.

2.Keni të afërm me flokë të kuqe
Njerëzit me flokë të kuqe mund të fshehin një gjen që rrit rrezikun për t’u prekur nga kanceri i lëkurës, i lidhur me diellin. Sa i përket rrezikut për zhvillimin e kancerit, efekti i këtij gjeni është i krahasueshëm me dy dekada ekspozim ndaj diellit. Një tjetër studim, i publikuar tek “Nature Communications” tregon se vetëm ekzistenca e gjenit tek një pjesëtar i familjes – domethënë ju nuk keni flokë të kuqe, por një pjesëtar i familjes suaj po – rrit rrezikun me 42% të gabimeve gjenetike të lidhura me diellin, krahasuar me njerëzit që nuk e kanë këtë gjen.

3.Lëngjet e qitros
Konsumimi i vetëm një kupe me lëng grejpfruti ose portokalli më shumë se 1.6 herë në ditë është zbuluar se rrit rrezikun me 36%. Hulumtuesit shkencorë thonë se kjo ndodh sepse këto fruta janë të pasura në substanca si psoralen dhe furocoumarin, që thuhet se e bëjnë lëkurën më të ndjeshm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat