Shenjat paralajmëruese të cisteve që femrat neglizhojnë çdo ditë

Këshilla mjekësore

Shenjat paralajmëruese të cisteve që femrat neglizhojnë çdo ditë

Më: 28 maj 2017 Në ora: 22:49
Ilustrim

Përditë e më shumë dëgjojmë për rastet e femrave të prekura nga çrregullime të vezoreve që kanë numër të konsiderueshëm kistesh. Krijimi i tyre është rezultat i grumbullimit të vezëve të vogla për shkak të rritjes së nivelit të hormoneve. Femrat preken nga kjo dukuri në çdo moshë, gjatë periudhës riprodhuese. Kistet mund të jenë të vogla ose të mëdha dhe duken si qese të vogla të mbushura me lëng. Sado që nuk janë të dhimbshme, nëse nuk trajtohen në kohë, kistet mund të zmadhohen dhe të sjellin ndërlikime të mëvonshme. Trajtimi duhet të normalizojë nivelin e hormoneve.

Është shumë e rëndësishme të njohësh shenjat e cisteve në mënyrë që të parandalosh pasoja. Ja kush janë disa prej tyre: 
Nevojë e vazhdueshme për urinim ose urinim me vështirësi
Rrjedhje anormale gjate ditës ose menstruacione shumë të dhimbshme
Dhimbje gjate aktit seksual
Të vjella
Shtim në peshë
Humbje të oreksit 
Dhimbje e fortë në fundshpinë
Dhimbje ose fryerje ne abdomen (barku)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat