Dy shpëlarësit natyralë që ekuilibrojnë dhe neutralizojnë sekrecionet vaginale

Këshilla mjekësore

Dy shpëlarësit natyralë që ekuilibrojnë dhe neutralizojnë sekrecionet vaginale

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 23:56
Ilustrim

Prania e sekrecioneve të bardha vaginale është një fenomen mëse normal tel femrat që nuk duhet t'ju alarmojë apo t'ju bëjë të mendoni që ka diçka që nuk shkon tek ju. Ato pastrojnë dhe lubrifikojnë organin gjenital, duke e mbrojtur në këtë mënyrë nga depërtimi i baktereve dhe mikroorganizmave të tjerë. Sekrecionet e bardha, të tejdukshme dhe pa kurrfarë ere janë shenjë e një organizmi të shëndetshëm që nuk paraqet kurrfarë problemi shëndetësor, por krijojnë ndjesinë e bezdisshme të kruajtjes. Nëse keni kruarje dhe bezdi nga sekrecionet vaginale, mos i neglizhoni problemet që shkaktojnë përdorni 2 shpëlarësit e mëposhtëm natyralë, do t’ju shpëtojnë jetën. Ja cilët janë ata dhe si t’i përdorni:

Kamomili:  Metoda që kanë përdorur gjyshet dhe mamatë tona është ajo që nuk gabon asnjëherë. Zieni lulet e kamomilit dhe lëngun e përftuar përdoreni për shpëlarje vaginale, në rastet e sekrecioneve të bardha ose me erë të keqe, shkruan “Shije”. Vendosni për 5 – 10 minuta një lugë të madhe me lule të kamomilit në një litër ujë të nxehtë, por jo të zierë. Pastaj filtroheni dhe përdoreni derisa të largohen problemet.
Gjethet e arrës: Merrni një dorë nga gjethet e arrës dhe hidhini në 1 litër ujë të zierë. Lëreni për 10 minuta. Kullojeni nga papastërtitë dhe pastaj përdoreni për shpëlarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat