Këto janë përfitimet nga i marrim nga çokollata

Këshilla mjekësore

Këto janë përfitimet nga i marrim nga çokollata

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 15:27
Ilustrim

Sa më shumë që shkencëtarët mësojnë gjëra të reja rreth çokollatës, aq më mahnitëse duket ajo. Çfarë përfitime tjera mund të sjellë ky ushqim i shijshëm, përveç ndjenjës së njohur të kënaqësisë?

Ja një listë e shkurtër e përfitimeve nga çokollata.

Sipas hulumtimeve të fundit, çokollata mund të ndikojë pozitivisht në inteligjencë, duke rritur qarkullimin e gjakut në tru. Efekti i kësaj është se ajo mund të jetë e mirë për përmirësimin e memories dhe përqendrimit të njeriut, si dhe mund të ndihmojë në përshpejtimin e reaksioneve.

Çokollata është e mirë për lëkurën e njeriut. Një studim gjerman zbuloi se grave të cilëve u është dhënë të konsumojnë çokollata me kokos çdo ditë për një periudhë prej tre muajsh, e kishin lëkurën më të butë dhe të hidratuar, me gjasë si rezultat i përmirësimit të qarkullimit të gjakut.

Çokollata mund të ofrojë disa nivele të mbrojtjes kundrejt sëmundjeve të zemrës. Hulumtuesit zbuluan se konsumimi i çokollatës së errët redukton hipertensionin, nivelet e kolesterolit, dhe e shton mbrojtjen kundrejt mpiksjeve të gjakut.

Çokollata duket se i bën njerëzit të ndihen më mirë. Për atletët, kjo mund të vijë në formë të kohës së përmirësimit pas periudhave të ushtrimeve, dhe për gratë kjo mund të vijë në formë të përvojës së përmirësuar seksuale (çokollata PO që duket të jetë një afrodiziak).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat