Kanabisi zhvillon shizofreninë

Këshilla mjekësore

Kanabisi zhvillon shizofreninë

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 07:31
Ilustrim

Ekspertët kanë paralajmëruar se përdoruesit e kanabisit mund të bëhen paranoid dhe të shqetësuar për shkak të përdorimit të këtij lloj droge, e cila shkakton shizofreninë.

Ata thanë se kanabisi i bën përdoruesit e tij që të ndihen konfuz dhe të shqetësuar, si dhe të shkaktojë sulme paniku dhe halucinacione.

Këto efekte psikotike janë të zakonshme në tek ata që marrin forma të forta të kanabisit, sikurse janë skank pse sinsemilla.

Kompozimi kryesor që shkakton psikozat është tetra-hydrocannabinol, ose THC, i cili po ashtu është kimikale.

Studiuesit nga Kolegji King në Londër kanë publikuar një studim në revistën Lancet Psychiatry, duke sqaruar se si njerëzit që përdorin skank kanë më shumë rrezik nga zhvillimi i sëmundjeve mentale psikotike sikurse është shizofrenia.

Në krahasim me ata që nuk kanë përdorur asnjëherë kanabis, përdoruesit e skankit janë dy herë më shumë të rrezikuar që të diagnozohen me psikotik nëse ata kanë përdorur këtë lloj droge një herë në javë dhe tri herë më shumë të rrezikuar nëse e kanë përdorur gjatë fundjavës.

Rreziku rritet për pesë herë nëse ata janë përdorues të përditshëm. Përveç se shkakton sëmundje mentale, droga shkakton edhe efekte tjera negative, tërheq vërejtjen NHS.

Ajo mund të interferojë me aftësinë për të vozitur sigurt nëse janë nën ndikimin e kanabisit, derisa përdoruesit e rregullt të kanabisit mund të bëhen të pamotivuar dhe të pa interesuar në fusha tjera të jetës, sikurse është arsimi ose puna.

Përdoruesit e kanabisit janë në gjendje të preken më shumë nga bronkiti dhe po ashtu do të kenë probleme me spermë dhe procesin e ovulimit te femrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat