Blerjet ndikojnë në shëndetin mendor

Këshilla mjekësore

Blerjet ndikojnë në shëndetin mendor

Më: 9 mars 2018 Në ora: 06:24
Foto ilustrim

Të bësh blerje ndikon në shëndetin mendor. Kjo nuk është e re tashmë, ndaj ai që rëndom quhet shopping, është një lloj terapie kundër stresit. Tashmë këtë e thonë edhe shkencëtarët, duke u bazuar në statistika dhe studime të mirëfillta. Sipas tyre, përqindja e mortalitetit tek ata që kanë zakon të shpenzojnë me shpesh është 28% më e ulët në krahasim me ata që janë më dorështrenguar.

Gjithashtu është evidentuar se blerjet në mënyrë konstante jo vetëm ndikojnë në uljen e gjendjes së ankthit, por kanë benefite edhe mbi shëndetin psiko-fizik.

Madje për gratë, kjo terapi siç quhet shpesh, ndikon shumë edhe në elegancë. Sipas Daily Mail, cdo grua humb të paktën 15 mijë kalori duke kaluar nga njëri dyqan në tjetrin, duke bërë që shopping të jetë më efikas se edhe dietat.

Dhe së fundi, rreth 8% e konsumatorëve shkojnë për blerje kur janë të depresuar, ndërkohë që 54% kur janë të lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat