Maska perfekte kundër puçrave

Këshilla mjekësore

Maska perfekte kundër puçrave

Më: 11 mars 2018 Në ora: 21:02
Ilustrim

Produktet ushqimore si bulmeti që përmban hormone sintetike që kontribuojnë në prodhimin e hormoneve të tepërta në trup, soja që mund të çekulibroje hormonet, gluteni që shkakton inflamacion në zorrë dhe mund të prishë nivelin e hormoneve janë disa nga shkaqet e akneve.

Këto puçrra tipike për moshën e adoleshencës, mund të shfaqen në çfarëdolloj periudhe. Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në shëndetin e lëkurës, ashtu si dhe një numër të pafund kurash për këtë shqetësim.

Luleshtrydhet fruti i mrekullisë, përmirësojnë shikimin dhe ...

Edhe pse në treg ofrohet një numer shumë i madh produktesh, pjesa më e mirë jane të përbëra nga kimikatet ose janë vërtet të kushtueshme.Per fat të mire, ekzistojnë dhe mundesi më ekonomike dhe krejtësisht natyrale të cilat na sigurojnë të njejtin efekt. Maska që do të lexoni më poshtë kuron aknet dhe pastron lëkurën brenda pak javëve. Përbërësit e mëposhtëm kanë veti antibakteriale dhe antiseptike që parandalojnë zhvillimin e mëtejshëm të baktereve përgjegjëse për krijimin e akneve.

Përbërësit:

Sodë buke, uthull molle, mjaltë

Përgatitja:

Përzieni një lugë çaji uthull molle me dy lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji sodë buke. Pasi të keni përftuar një masë kremoze, lyeni fytyrën me të dhe lëreni për 10 minuta. Më pas shpëlajeni normalisht dhe aplikoni kremin hidratant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat