Lulja që rritet në secilin kopsht ndihmon në shërimin e kancerit

Këshilla mjekësore

Lulja që rritet në secilin kopsht ndihmon në shërimin e kancerit

Më: 11 mars 2018 Në ora: 23:37
Amaryllidaceae Narcissus

Luftues i fortë kundër sëmundjeve të rënda, të tumoreve, mund të bëhet edhe lulja e verdhë që përdoret në shëndetësi për shërimin e shumë sëmundjeve.

Në mbarë botën njihet si shenjë mbrojtëse në luftën kundër kancerit. Bëhet fjalë për narcisin. Edhe pse ky zbulim tingëllon si përrallë, duket se ka diçka të vërtetë. Në fakt, shkencëtarët kanë zbuluar se si kjo substancë natyrale që gjendet në narcis, e quajtur “Amaryllidaceae Narcissus”, bllokon proteinat që janë bazë për rritjen e qelizave të tumorit.

“Qelizat tumorale sidomos janë të ndjeshme në reduktimin e sintezës së proteinave”, shpjegohet në studimin e publikuar te revista shkencore “Structure”. Hemantamina i takon grupit të molekulave terapeutike me prejardhje natyrale, midis të cilave është edhe morfina (që njihet si ilaç kundër dhimbjeve), kininë (përdoret në shërimin e malaries) dhe efedrina (preparat për shërimin e sëmundjeve të mushkërive). Bima nxit stabilizmin e proteinave dhe sjell deri te eliminimi i qelizave tumorale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat