Ja kush janë ushqimet që ndikojnë në gjatësinë e fëmijës

Këshilla mjekësore

Ja kush janë ushqimet që ndikojnë në gjatësinë e fëmijës

Më: 13 mars 2018 Në ora: 13:57
Foto Ilustrim

Zhvillimi i fëmijëve në fëmijëri është më i ngadalshëm se sa gjatë foshnjërisë (sidomos në vitin e parë të jetës).

Në mënyrë të veçantë, pesha e fëmijës deri në moshën 7 vjeç rritet nga 2-2.5 kg në vit, ndërsa gjatësia nga 7-7.5 cm.

Për më tepër, ritmi i zhvillimit të fëmijëve nuk është i njëjtë tek të dyja gjinitë, për shembull, vajzat zhvillohen më shumë nga mosha 8-13 vjeç, ndërsa djemtë nga mosha 10-15 vjeç.

Faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin e fëmijëve janë: predispozicioni gjenetik, gjinia, ushqyerja, aktiviteti fizik (p.sh: ecja, çiklizmi etj.) si dhe fjetja (10-12 orë në ditë).

Ushqyerja e fëmijëve duhet të përmbajë ushqime të pasura me proteina, kalcium, hekur, zink, vitamina A, C, D etj. Më poshtë lexoni disa prej ushqimeve më kryesore që ndihmojnë në zhvillimin fizik dhe psikologjik të fëmijëve:

Ushqimet e pasura me proteina që rekomandohen për nxitjen e gjatësisë janë: mishrat e kuq e pa dhjamë (viçi, derri), mishi i pulës, peshqit (që konsumohen me hala), bishtajoret, vezët, dhe produktet bulmetore të skremuara.

Ushqimet e pasura me kalcium janë: djathi, qumështi, kosi, sardelet, salmoni, midhjet, fiqtë, bajamet, patatet, brokoli, bishtajoret, perimet jeshile dhe frutat e thata.

Ushqimet e pasura me hekur janë: të brendshmet e pulave, mishi i kuq, mëlçia, drithërat, fasulet, arrat, vezët, bizelet, fiqtë, spinaqi, brokoli etj.

Ushqimet e pasura me zink janë: mëlçia, mishi i viçit, mishi i pulës, bizelet, drithërat, gruri.

Ushqimet e pasura me vitaminë A janë: kungulli i njomë, spinaqi, karotat, brokoli, mëlçia, patatja e ëmbël, radhiqet e gjelbra.

Ushqimet e pasura me vitaminë C: perimet, portokajt, limonat, specat, shpargu, lulelakra, brokoli, papaja, luleshtrydhet.

Ushqimet e pasura me vitaminë D janë: qumështi, djathi, gjalpi, vezët, mëlçia, mishi i lopës, mishi i viçit, sardelet, toni, salmoni, margarina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat