Keqkuptimet për aknet që janë ende aktuale

Këshilla mjekësore

Keqkuptimet për aknet që janë ende aktuale

Më: 14 mars 2018 Në ora: 11:52
Foto Ilustrim

Sëmundjet e lëkurës nuk shfaqen nga higjiena e dobët apo nga dietat, tregojnë dermatologët.

Një studim i ri ka zbuluar se ende ekzistojnë shumë mendime negative dhe të gabuara rreth akneve.

Hulumtuesit e këtij studimi kanë vendosur t’i studiojnë pjesëmarrësit duke u treguar atyre fotografi të akneve dhe sëmundjeve tjera të zakonshme të lëkurës, dhe i kanë pyetur të gjithë se çfarë mendojnë rreth sëmundjeve në fotografi, transmeton Telegrafi.

Më shumë se 62% e pjesëmarrësve kishin deklaruar se ndihen të nevrikosur nga fotografitë e akneve, dhe më shumë se 80% kanë thënë se ndjenjë mëshirë për ata njerëz që vuajnë nga aknet.

Por, brenga më e madhe është se më shumë se 2/3 e pjesëmarrësve kanë thënë se do të ndiheshin të turpëruar nëse do kishin akne dhe se dikush që vuan nga aknet nuk është tërheqës.

41% e këtyre pjesëmarrësve kanë bërë të ditur se nuk do të ndiheshin komod, nëse do të dilnin në publik me dikë që ka akne, dhe më shumë se 44% kanë thënë se nuk do të ndiheshin komod ta preknin një person me akne.

Shumë pjesëmarrës të këtij studimi kishin pasur keqkuptime të zakonshme rreth akneve.

[HormonalAcne-3]

55% gabimisht besojnë se aknet shkaktohen nga higjiena e dobët, gjysma kishin menduar se aknet janë infektive, dhe 37.5% kanë menduar se kjo sëmundje e lëkurës mund të jetë e ndërlidhur me ushqimin, respektivisht dietat.

“Isha befasuar nga këto rezultate. Duke e marrë parasysh që shumë njerëz e kanë përjetuar problemin e akneve, unë kam menduar se ata do të kishin më shumë mëshirë për pacientët që e kanë këtë sëmundje”, ka rrëfyer autorja e këtij studimi, Alexa Boer Kimball, drejtoreshë e një klinike, si dhe profesoreshë e dermatologjisë në “Harvard Medical School”, Boston.

“Padyshim që ka shumë keqkuptime pasi që njerëzit bëjnë supozime të gabuara rreth akneve dhe kjo është duke ndikuar në mendimin e pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje”, ka thënë Kimball.

“Aknet janë një sëmundje për të cilën nuk duhet të hezitoni të kërkoni ndihmë mjekësore. Ka trajtime efektive të cilat do ju ndihmojnë, e të cilat ua sugjeron dermatologu juaj”, ka shtuar ajo.

Këto hulumtime janë prezantuar në takimin vjetor të Akademisë Amerikane të dermatologjisë, në Washington, D.C.
Hulumtimet që prezantohen në takime shikohen përgjithësisht si hulumtime paraprake, derisa të publikohen në ndonjë gazetë e cila i ri-shikon ato.

Puçrrat e fytyrës, apo aknet, përndryshe janë ndër sëmundjet më të zakonshme në SHBA dhe i prek më shumë se 50 milionë amerikanë çdo vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat