Studim: Truri i foshnjave adaptohet pas sulmit

Këshilla mjekësore

Studim: Truri i foshnjave adaptohet pas sulmit

Më: 14 mars 2018 Në ora: 18:12
Foto Ilustrim

Një studim i zhvilluar tek fëmijët që kanë përjetuar sulm në tru si foshnje, ka treguar se ata janë adaptuar duke përdorë pjesë tjera të trurit për gjuhët.

Fotografimet e trurit kanë treguar se të folurit ishte bazuar në regjionin e kundërt të pjesës së majtë, ku gjendet normalisht.

Plasticiteti i trurit në zhvillim tek foshnjat bën që të kenë më shumë mundësi të përmirësimit krahasuar me të rriturit.

Studiuesit e Universitetit Georgetown shpresojnë se puna e tyre do të ndihmojë në rehabilitimin e pacientëve të rritur që kane përjetuar sulme në tru.

Një ekspert britanik ka thënë që truri ka aftësi të jashtëzakonshme të kompensojë për atë çka humbet gjatë një sulmi.

Besohet që një në 4,000 foshnja preket, gjatë apo pas lindjes, nga sulmi në tru.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat