Përse mëlçia e dhjamosur nuk jep shenja paralajmëruese, ja shkaqet e këtij problemi madhor

Këshilla mjekësore

Përse mëlçia e dhjamosur nuk jep shenja paralajmëruese, ja shkaqet e këtij problemi madhor

Më: 17 mars 2018 Në ora: 21:44
Ilustrim

Melçia e dhjamosur eshte grumbullimi i yndyrnave ne qelizat e melçise. Gjithashtu ndryshe quhet hepatosteatoza ose steatoheoatitis. Per melçine eshte normale te permbaje disa yndyrna por kur sasia e tyre perben eshte me shume se 5-10% e peshes se saj, atehere melcia quhet e dhjamosur.

Shpesh nuk ka simptoma (probleme) per vite me rradhe, ndonese yndyrnat mund te demtojne melçine tuaj  pa shkaktuar probleme te dukshme. Kur demtimet behen te renda ose serioze shkaktojne: lodhje, dobesi trupore, renie ne peshe dhe konfuzion.

Melçia eshte organi me i madh i trupit. Ajo kryen shume funksione dhe shpesh nuk jep shenja paralajmeruese kur eshte e semure deri ne stadet e avancuara te semundjes.
Shkaqet

Jane nje sere situatash te ndryshme, ilace dhe lende toksike (helmuese) qe shkaktojne dhjamosje te melcise. Ngrenia e ushqimeve hiperkalorike shkakton depozitim te yndyrnave ne melci. Situata te caktuara sic jane: obeziteti, diabeti dhe trigliceridet e larta shkaktojne dhjamosje te melcise shkruan mjeket.al. Pacientet me riskuar per te bere dhjamosje te melcise jane ata me moshe e mesme dhe me mbipeshe.
Disa shkaqe te melçise se dhjamosur jane:
• Perdorimi i tepert i alkolit.
• Kequshyerja.
• Perdorimi i steroideve.
• Toksiciteti nga acidi Valporik.
• Obeziteti.
• SindromaCushing.
• Helmet
• Marrja e tetraciklines ne doza te larta.
• Shtatzenia
• Diabeti
• Hiperlipidemia.
• Humbje e shpejte ne peshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat