Gratë shtatzëna shumë shpejt mund të kenë qasje në një vaksinë që do të mbrojë foshnjat në barkun e nënës nga një virus i shpeshtë megjithatë potencialisht vdekjeprurës.
Qindra gra shtatzëna aktualisht janë duke testuar vaksinën të dizajnuar për të parandaluar virusin respirator sincytial (RSV) – një infeksion përgjigjet për një ne gjashtë vizita në spital çdo vit.
Ky virus prekë pothuajse të gjithë fëmijët deri në moshën dyvjeçare. Shumica prej tyre e luftojnë virusin, megjithatë një pjesë e vogël nuk janë të aftë të rikuperohen po që se virusi arrin në mushkëri.
Kjo mund të çojë në bronchitis, një infeksion i rrugëve të frymëmarrjes dhe mushkërive si dhe pneumoni. Si rezultat i kësaj 30 fëmijë vdesin çdo vit.
Studiuesit besojnë se vaksina e re, e cila administrohet gjatë shtatzënisë, ofron imunitet për fëmijët qysh nga lindja.