40% e rasteve të kancerit mund të parandalohen me ndryshimin e stilit të jetesës

Këshilla mjekësore

40% e rasteve të kancerit mund të parandalohen me ndryshimin e stilit të jetesës

Më: 23 mars 2018 Në ora: 17:30
Foto Ilustrim

Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 2,500 raste të kancerit mund të parandalohen çdo javë nëse njerëzit e ndryshojnë stilin e jetesës.

Ky ndryshim përfshin konsumimin e sasive më të vogla të alkoolit, fillimin e aktiviteteve fizike, heqjen e peshës së tepërt dhe lënien e duhanit, transmeton Telegrafi.

Në përqindje, kjo do të thotë se përafërsisht 40% e rasteve me kancer brenda vitit mund të parandalohen.

Të dhënat e vitit 2015 tregojnë se ekspozimi në tym duhani është faktori kryesor që ndikon në shkaktimin e kancerit, ndjekur pas nga pesha e tepërt, ekspozimi në rreze ultravjollcë, konsumimi i tepërt i alkoolit, ngrënia e pak fibrave dhe ajri i ndotur.

Por, siç tregojnë hulumtuesit, ndonëse përqindja e personave që pinë duhan është zvogëluar, është rritur përqindja e personave që janë mbipeshë dhe së shpejti obeziteti mund të bëhet shkaktari kryesor i vdekjeve.

Obeziteti i shkakton 13 lloje të ndryshme të kancerit dhe një në 20 raste të kancerit mund të parandalohen duke e pasur një peshë të shëndetshme.

Vlen të ceket se parandalimi është forma më e mirë për ta mposhtur kancerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat