Ti je çfarë babai yt ka ngrënë, ja si ndikon regjimi ushqimor i mashkullit para ngjizjes në shëndetin e fëmijës

Këshilla mjekësore

Ti je çfarë babai yt ka ngrënë, ja si ndikon regjimi ushqimor i mashkullit para ngjizjes në shëndetin e fëmijës

Më: 24 mars 2018 Në ora: 22:56
Ilustrim

Ti je çfarë babi yt ha ! Mund t’ju tingëllojë çuditshëm, por kërkimet më të fundit shkencore kanë zbuluar ndikimin e madh që ka regjimi ushqimor i mashkullit tek zhvillimi i fetusit dhe më pas shëndetit të fëmijës. 

Një regjim i varfër në karbohidrate dhe i pasur në proteina do të ndikojë pozitivisht në shëndetin e të porsalindurit. Hulumtimet e para janë zhvilluar me mizat e frutave sepse ato kanë rreth 60% të gjeneve njerëzore, 75% të të cilave shkaktojnë sëmundjet.

Nëse deri më sot është folur për rëndësinë e dietës ushqimore të nënës,shkencëtaret pohojnë se kanë gabuar që nuk i kanë kushtuar gjithashtu rëndësi regjimit ushqimor të mashkullit. 

Shkencëtarët nga University of Cincinnati, Ohio, ndau insektet në dy grupe dhe vetëm njërit grup i ndërhyn tek ushqimi. Sigurisht që në këtë nivel studimi shkencëtarët përdorën dy burime ushqimesh të thjeshta si karbohidrate të thjeshta (sheqer) dhe proteina , por kjo gjë ndryshon për njerëzit.

Sipas studimit burrat duhet të kenë një dietë të pasur me proteina si mish, peshk, perime dhe duhet të konsumojnë më pak makarona, oriz dhe bukë (karbohidrate) nëse duan fëmijë të shëndetshëm.

Profesor Michal Polak, biolog në University of Cincinnati e botoi studimin e tij në një revistë shkencore dhe u shpreh se vezët e mizave të fekonduara nga "meshkujt" qe kishin marre proteina mbijetuan te gjitha nderkohe mizat e karbohidrateve ishin me te dobeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat