Të kujdesesh për shëndetin, 6 kontrollet mjekësore që duhet të bëni të paktën 1 herë në vit

Këshilla mjekësore

Të kujdesesh për shëndetin, 6 kontrollet mjekësore që duhet të bëni të paktën 1 herë në vit

Më: 24 mars 2018 Në ora: 23:00
Ilustrim

Fatkeqësisht duhet të pranojmë që edhe pas thuajse 28 viteve tranzicion, shqiptarët vazhdojnë të mos i kushtojnë kujdesit për shëndetin prioritetin e duhur dhe paraqiten tek mjekun vetëm kur janë shumë keq. Mirëpo edhe pse çdo gjë duket në rregull dhe nuk keni simptoma shqetësuese është e rëndësishme të bëni disa kontrolle bazë tek mjeku të cilat do t’ju ndihmojnë të mbanin nën kontroll shëndetin tuaj, ja cilat janë ato:
1.Kontrolloni nivelin e kolesterolit: Një analizë gjaku mund të nxjerrë në pah shumë probleme që mund të keni. Niveli i kolesterolit, nivelet e vitaminës D apo komponentëve të tjerë të gjakut do ju tregojnë nëse çdo gjë funksionon siç duhet në trupin tuaj.

2.Kontrolloni nishanet: Sipas studimeve të ndryshme në 30 vitet e fundit është vënë re një rritje e përhapjes së melanomës, formës më të rrezikshme të  kancerit të lëkurës. Ky lloj kanceri shkaktohet përmes nishaneve në trup dhe rreth 90 % e rasteve të zhvillimeve të melanomave janë të parandalueshme.

3.Kontrolli i sistemit tretës: Shëndeti i sistemit tretës është një domosdoshmëri për mirëfunksionimin e organizmit, në të kundërt problemet do të jenë nga më të ndryshmet. Nëse vuani nga problemet e stomakut, fryrja e barkut, kapsllëku apo dhimbjet e ndryshme, duhet të kontrolloni urgjentisht se çfarë po ndodh me sistemin tuaj tretës.

4.Testi i diabetit:  Ndërkohë që diabeti i tipit 2 zakonisht ndikon tek njerëzit më të moshuar dhe mbipeshë, ajo shihet gjithnjë e më shumë në pacientët e rinj.

5.Infeksionet seksualisht të transmetueshme: Edhe nëse jeni të sigurt që nuk rrezikoni nga këto infeksione, është mirë që ti kryeni .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat