Gripi rrit gjasat për sulm në tru dhe zemër

Këshilla mjekësore

Gripi rrit gjasat për sulm në tru dhe zemër

Më: 1 prill 2018 Në ora: 19:32
Ilustrim

Një grip rrit për gjashtë herë më shumë gjasat tek njerëzit të vuajnë nga një atak në zemër apo ndonjë goditje në tru brenda tre ditësh pas një infeksioni.

Kështu thotë një studim i ri në Londër, ndërsa thekson se virusi rrit ndjeshëm rrezikun e një sulmi në zemër për një javë dhe goditje për një muaj pas infektimit.

Vuajtja nga një infeksion respirator, i cili gjithashtu mund të përfshijë pneumoni, shkakton inflamacion, i cili mund të çojë në mpiksjen e gjakut dhe ngjarjet e mëvonshme kardiovaskulare.

Hulumtuesit besojnë se gjetjet e tyre theksojnë rëndësinë e vaksinimit kundër gripit dhe pneumonisë, veçanërisht në mesin e njerëzve të prekshëm, të tillë si të moshuarit apo ata me probleme zemre të mëparshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat