Këto janë ushqimet që duhet të hani nëse vuani nga hipertensioni

Këshilla mjekësore

Këto janë ushqimet që duhet të hani nëse vuani nga hipertensioni

Më: 2 prill 2018 Në ora: 15:03
Foto Ilustrim

Hipertensioni ose njohur ndryshe si tensioni i lartë i gjakut është një prej sëmundjeve me të cilat bashkëjeton gati 30% e popullsisë sot në botë, një vrasës i heshtur që po rritet me një shpejtësi të frikshme. Kjo sëmundje kronike karakterizohet nga rritja mbi vlerat normale të tensionit të gjakut të arterieve. Prania e hipertensionit tek një pacient rrit rrezikun për të zhvilluar edhe patologji të tjera si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe iktusi. Një prej këshillave më të shpeshta që jepen kur vuani nga hipertensioni është të ndryshoni regjimin ushqimor. Më poshtë do të gjeni të gjitha ushqimet që duhet të hani për të mbajtur nën kontroll tensionin e lartë të gjakut:

1.Ushqime që përmbajnë magnez dhe kalcium: Ushqimet e pasura me magnez dhe kalcium ndihmojnë në kontrollin e tensionit të gjakut. Ushqimet që përmbajnë magnez janë drithërat, orizi integral, bajamet, gështenjat, fasulet, spinaqi, etj. Ushqimet që përmbajnë kalcium janë kosi, djathi, lakra kineze, brokoli, spinaqi dhe lakra jeshile.

2.Selino mban nën kontroll kolesterolin dhe stimulon veshkat si dhe shërben për të luftuar hipertensionin. Selino përmban minerale shumë të rëndësishme të tilla si kalium, zink, kalcium, hekur, fosfor, magnez, vitaminë C, vitaminë B, etj. Në mjekësinë kineze, selino është përdorur si një ilaç për tensionin e lartë të gjakut.  Lëngu i selinos është një mjet i shkëlqyer për ruajtjen e një shëndeti të mirë pasi largon toksinat nga trupi.

3.Peshku: Peshqit si salmoni, toni, trofta etj., janë të pasur me acide yndyrore omega-3, të cilët ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Salmoni përmban acide yndyrore të cilët nuk mund t’i prodhojë trupi ynë, të cilat ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe paralizës.

4.Erëzat: Erëzat jo vetëm që ndihmojnë në dhënien e një shijeje të mirë ushqimeve, por ato gjithashtu ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Rigoni, piperi i zi, borziloku dhe shafrani ndihmojnë të ulet tensioni i lartë i gjakut.

5.Hudhra: Studimet e ndryshme kanë zbuluar se hudhra është po aq efektive në uljen e tensionit të lartë të gjakut sa edhe disa medikamente të zakonshme. Hulumtuesit australianë kanë theksuar se doza prej 600 deri 900 mg që përdoret në shumicën e mjekimeve përmban rreth 3.6 deri 5.4 mg të alicilinës, përbërësit aktiv në hudhër. T

6.Çokollata e zezë: Konsumi i çokollatës së zezë  është i mirë për shëndetin e zemrës pasi ul shtypjen e lartë të gjakut. Specialistët këshillojnë gjithashtu që së bashku me dietën e duhur, të sëmurët me hipertension duhet të bëjnë ecje apo shëtitje në ajër të pastër të paktën 2-3 herë në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat