Zbulohet familje e re antibiotikësh në baltë

Këshilla mjekësore

Zbulohet familje e re antibiotikësh në baltë

Më: 9 prill 2018 Në ora: 15:23
Foto Ilustrim

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar një familje të re antibiotikësh në ekzemplarë të baltës.

Komponentët natyral mund të përdoren për të luftuar infeksionet që janë të vështira për t’u trajtuar, ka bërë të ditur ekipi nga Universiteti Rockefeller.

Testimet kanë treguar që komponenti, i quajtur malacidins, ka asgjësuar disa sëmundje bakteriale që janë rezistente ndaj shumicës së antibiotikëve, duke përfshirë edhe superbakteren MRSA.

Ekspertët besojnë se kjo punë, e publikuar në revistën Nature Microbiology, ofron shpresë për gjeneratën e re të antibiotikëve.

Sëmundjet rezistente ndaj ilaçeve janë një nga kërcënimet më të mëdha shëndetësore globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat