Këmbët ju vijnë aromë të keqe? Ja si t’a eliminoni! - Bota Sot
Këmbët ju vijnë aromë të keqe? Ja si t’a eliminoni!

Këshilla mjekësore

E enjte, 18 tetor 2018

Këmbët ju vijnë aromë të keqe? Ja si t’a eliminoni!

Më: 19 maj 2018 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Ka shumë arsye pse këpucët mund të mbajnë aromë të keqe, nga djersitja e tepërt, përdorimi i vazhdueshëm në materialet e prodhimit apo mbajtja e këpucëve veshur për një kohë të gjatë.

Edhe pse kjo mund t’iu duket diçka e zakonshme, kthehet gjithnjë në një situatë të turpshme. Ndaj kemi këto këshilla si të eliminoni aromën e keqe tek këpucët.

Kujdesuni për higjienën
Ekspertët rekomandojnë se një nga mënyrat e largimit të aromave të këqija, të mos mbajmë veshur të njëjtat këpucë çdo ditë. Kjo sepse këpucët duhet të marrin ajër, të freskohen dhe kështu do të shmangni lagështinë. Kjo është edhe arsyeja pse mbajnë aromë të keqe. Gjithahstu sugjerohet ndryshimi i modeleve të këpucëve, pasi ato absorbojnë më shumë djersën dhe favorizojnë aromën e keqe.

Përdorni pluhur pudër në të dyja këmbët dhe këpucët
Pudra thith lagështirwn, kështu që ne ju sugjerojmë që ta aplikoni pas larjes, në thembra të këmbëve për të zvogëluar djersitjen. Gjithashtu, mund të aplikoni pak brenda këpucëve, sidomos në ato që janë të mbyllura si çizmet.  Bëjeni këtë gjatë natës në mënyrë që të puthitet sa më mirë dhe aroma e keqe të zhduket plotësisht.

Lule kamomili
Lërini disa lule kamomili të thahen dhe vendosini në çanta të vogla me rroba dhe vendosini në këpucët tuaja. Lërini gjatë gjithë natës. Kamomili ka veti të kontrollojë aromën e keqe të shkaktuar nga djersa, lagështinë dhe përhapjen e baktereve.

Limon ose lëkurë portokalli
Aromat e agrumeve dhe vajrave natyrore neutralizojnë aromat e këqija, ato gjithashtu veprojnë si agjentë natyrorë antibakterialë. Prisni kokën e dy limoneve dhe futini në këpucë ku i lini për  për 12 orë.

Sode buke
Është ideale për të thithur lagështinë e grumbulluar brenda. Mjafton të përhapni pak prej brenda këpucëve dhe lëreni të veprojë për 8 orë. Pas kësaj, hiqni mbeturinat dhe për rezultate të mira, përsëriteni procesin 3 herë në javë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test