KËSHILLA/ Ja sa litra lëngje duhet të pini në ditë gjatë plazhit

Këshilla mjekësore

KËSHILLA/ Ja sa litra lëngje duhet të pini në ditë gjatë plazhit

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 00:12
Ilustrim

Në temperaturë të lartë, qëllimi i trupit njerëzor është të ruajë temperaturën e brendshme prej 37°.

Por, kur temperature e ambientit rritet, trupi nxehet dhe zemra nis të pompojë më shumë gjak duke zgjeruar përkohësisht enët e gjakut.

Trupi, duhet të largojë nxehtësinë nëpërmjet lëkurës me anë të djersitjes, pas së cilës trupi freskohet.

Për një proces optimal djersitjeje, trupi duhet të konsumojë shumë ujë; mesatarisht 4 litra në ditë në të kundërt, do mungojë procesi i plotë i djersitjes duke shkaktuar në rastin më të lehtë, fryrje të gjymtyrëve, vështirësi në lëvizje, këputje dhe dobësi trupore, dhimbje koke dhe shumë shqetësime të tjera trupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat