Arsyeja që mjekët ju ndalojnë kategorikisht pirjen e uthullës së mollës

Këshilla mjekësore

Arsyeja që mjekët ju ndalojnë kategorikisht pirjen e uthullës së mollës

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 00:42
Ilustrim

Uthulla e mollës mund të bëjë mrekullira për humbjen në peshë, për të kuruar aknet, për dhimbjet e stomaku etj.

Por, para se të merrni një gotë të këtij lëngu “magjik”, kini kujdes: Ai mund të ketë gjithashtu një efekt negativ në dhëmbët tuaj.

Uthulla e mollës mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve. Ndërsa shumë studime kanë shqyrtuar vetëm efektet e ushqimeve që përmbajnë acidi si p.sh limoni, ka studime që tregojnë se acidi i gjetur në uthullën e mollës e vendos atë në të njëjtën kategori.

Në një eksperiment u vendos smalti i dhëmbëve në mostrat e ndryshme të uthullës me nivele të aciditetit që varjonin nga 2.7 në 3.9. Pas katër orësh, uthulla hoqi deri në 20 përqind të mineraleve nga dhëmbët. Pa dyshim, ky eksperiment nuk mori parasysh përbërësit e pështymës së gojës njerëzore, e cila neutralizon aciditetin në ushqimin që hamë.

Por është e qartë se uthull ka edhe dobësi jo vetëm të mira. Megjithatë, a është kjo arsyeja e mjaftueshme që të heqësh dorë përgjithmonë nga uthullat e mollës? Mos u mendoni shumë për këtë! Ka një zgjidhje.

Parandaloni dëmtimin e dhëmbëve duke holluar uthullën në ujë. Jaimi Jansen, një trajner personal dhe president i Santa Cruz CORE Fitness + Rehab në Kaliforni, rekomandon përzierjen e 10 gotave të ujit me 1 gotë uthulle. Dhe më pas, shpëlani gojën me ujë për t’u siguruar që dhëmbët të jenë plotësisht i pastruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat