Ushqimi ‘i keq” brenda katër ditësh dëmton trurin - Bota Sot
Ushqimi ‘i keq” brenda katër ditësh dëmton trurin

Këshilla mjekësore

E diel, 21 tetor 2018

Ushqimi ‘i keq” brenda katër ditësh dëmton trurin

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Vakti i mëngjesit me përmbajtje të lartë yndyre dhe sheqerit, pas vetëm katër ditëve, në trurin e njeriut mund të shkaktojë ndryshime serioze, tregon një studim i shkencëtarëve australianë.

Këto ndryshime lidhen me aftësinë për të mësuar fakte dhe kujtesën në përgjithësi, pasi aftësia kognitive pas vetëm katër ditëve nis të bie me shpejtësi.

Rezultatet e studimit të Universitetit Macquarie në Australi, befasuan shkencëtarët, të cilët kuptuan se pasojat e fillimit të "keq"- ushqimit jo të mirë në mëngjes, është pothuajse katastrofik për secilin individ.

Studimi u bë në bazë të mostrës së 102 personave të shëndetshëm me peshë normale. Gjysma prej tyre për katër ditë konsumuan ushqime me yndyra të këqija dhe me sheqer, derisa gjysma e dytë për mëngjes konsumoi ushqime me më pak yndyra.

Më konkretisht, grupi i parë përdori senduiq dhe milkshake çokollate, ndërsa grupi i dytë përdori versionin e njëjtë, por duke konsumuar vetëm gjysmën e porcioneve, me qëllim që të shihet ndikimi i yndyrës dhe sheqerit në aftësitë e njohjes. 

Të dy grupet ditën e parë dhe të katërtën, trajtuan teste për të kontrolluar aftësinë e të mësuarit dhe kujtesës. Rezultatet treguan se grupi që kishte konsumuar ushqime me më shumë yndyrë dhe sheqer, në testet pas katër ditësh, kishin rezultate shumë më të këqija se në testin e parë. Grupi që konsumi më pak yndyrë dhe sheqer po ashtu kishte rezultate më të këqija.

Testet e gjakut treguan se personat e grupit të parë kishin rritje të konsiderueshme të glukozës në gjak, gjë që ndikoi në rënien e funksionit kognitiv, derisa ata të grupit të dytë kishin më pak rritje të glukozës, pasi kishin konsumuar më pak porcione se sa grupi i parë, në mënyrë që të merrnin më pak yndyra dhe sheqer.

“Ndryshimi i niveleve të glukozës në gjak mund të rrezikojë tërë metabolizmin. Pastaj truri fillon të marrë nivele të pasakta të niveleve të insulinës së gjakut”, tha shefi i Kërkimeve në Universitetin e Sidney, Dominic Tran.

Një tjetër tipar interesant i këtij studimi, i botuar në revistat 'PLOS One' dhe 'The American Journal of Nutrition Clinical', është se grupi i parë i pjesëmarrësve në studim kishin më pak aftësi për të dalluar gjendjen e urisë dhe ngopjes, që ka të bëjë me hipokampusin, pjesën e trurit që kontrollon nivelin e sheqerit në gjak dhe ndikon në apetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test