Ndiqni këto këshilla për të parandaluar problemet e dhimbjes së shpinës - Bota Sot
Ndiqni këto këshilla për të parandaluar problemet e dhimbjes së shpinës

Këshilla mjekësore

E diel, 21 tetor 2018

Ndiqni këto këshilla për të parandaluar problemet e dhimbjes së shpinës

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 07:17
Foto ilustruse

Shumë njerëz nuk mund të kryejnë aktivitete fizike shkaku i dhimbjes së shpinës, transmeton Klan Kosova.

Por kjo që ndodhë është gjë e zakonshme e cila përmirësohet brenda disa javëve ose muajve.

Më poshtë mund të ndiqni katër këshillat për të parandaluar këto dhimbje:

Mbajeni shpinën të forcuar

Forcimi i muskujve në pjesën e pasme mund të ju ndihmojë nga problemet që mund të ju dalin. Shërbimi Shëndetësor Kombëtar këshillon të ushtroni të paktën 150 minuta në javë.

Kini kujdes gjatë ngritjes

Të ngriturit shpejt mund të ju çojë në lëndime. Për të zvogëluar rrezikun e dëmtimit të shpinës gjatë ngritjes vendosni një pozicion të qëndrueshëm me këmbë pak larg dhe tjetrën pak më përpara për të mbajtur ekuilibrin.

Uluni drejtë

Të ulurit në pozitë të gabuar mund të ju shkaktojë dhimbje. Kur uleni në karrige qëndroni gjithmonë me shpinë drejtë.

Uluni drejtë kur ngisni

Rregulloni mbështetësen në mënyrë që të mund të arrini lehtësisht timonin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test