Si të trajtohet kapsllëku tek të vegjlit

Këshilla mjekësore

Si të trajtohet kapsllëku tek të vegjlit

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Duke filluar që prej momentit të lindjes mund të përballeni me vështirësinë e fëmijës në jashqitje, pak rëndësi ka nëse ushqehet me gji apo formulë.

Si te trajtojmë kapsllekun tek fëmijët? Më poshtë gjeni këshillat më të mira që një nënë mund të marrë në lidhje me trajtimin e konstipacionit:

Nëse foshnja nuk ka eliminuar mekonium brenda 24 orëve, duhet të vlerësohet për të përcaktuar shkakun, që mund të lidhet me të ushqyerit apo me një patologji të aparatit tretës. Flisni urgjent me mjekun;

Për beben që ushqehet me gji konstipacioni është më i rrallë, ushqyerja e shpeshtë ndihmon që foshnja të defekoj normalisht dhe jashtëqitjet të jenë të buta;

Bebet e ushqyera me gji, por që marrin shtesa me formulë mund të kenë feçe më të forta, por feçet e forta jo detyrimisht nënkuptojnë konstipacion. Prindërit duhet të sigurohen se marrja e lëngjeve është e përshtatshme;

Fëmijët e ushqyer me formulë kanë shenja të kapsllëkut dhe duhet të vlerësohet: teknika e përgatitjes së formulës, sasia e qumështit të marrë, frekuenca e të ushqyerit, përbërja e ushqimit (nëse konsumon ushqime të ngurta). Ndryshimi i shpeshtë i llojit të formulave mund të ndikojë në konstipacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat