Arsyet pse dështoni të keni një stomak të sheshtë

Këshilla mjekësore

Arsyet pse dështoni të keni një stomak të sheshtë

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Humbja e yndyrës nga stomaku është problematike. Ajo ju kap si lidhja e keqe për të cilën nuk keni vullnet të mjaftueshëm për t'i dhënë fund, por bëni gjithçka për ta hequr qafe. Por, nuk ka ndryshim në madhësinë e belit.

1. Nuk merrni yndyra të mira

Një ditë zgjoheni dhe thoni, kjo është ajo! Nuk ka më ushqime yndyrore. Do t'ju tregojmë menjëherë: nuk funksionon kështu, pasi trupi juaj ende ka nevojë për yndyra të shëndetshme për të funksionuar siç duhet. Për shembull, ju nuk keni nevojë të mos konsumoni arra, vaj ulliri dhe avokado. Ato janë të shëndetshme dhe do t'ju ndihmojnë të humbni peshë!

2. Truri është armiku i juaj më i madh

Mirëqenia emocionale është po aq e rëndësishme sa shëndeti fizik dhe stërvitja e rregullt, transmeton KosovaPress.

Një studim mjekësor ka treguar se gratë që janë të prira për depresion kanë tendencë të kenë yndyrë më të madhe të barkut sesa gratë që janë më optimiste.

Relaksohuni dhe ndaloni të vrisni anën emocionale për çdo hap të gabuar. Ju nuk jeni vonë, është koha që gjërat të përmirësohen.

3. Kontrollo nivelin e magnezit

Magnezi është çelësi i humbjes së yndyrës së trupit. Ai gjendet në ushqime të tilla si arra, drithërat dhe perime. Ky element luan një rol jetësor në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe insulinës në trupin tuaj. 4. Nuk stërviteni sa duhet?

Deri në moshën 50-vjeç, metabolizmi juaj do të ndryshojë shumë, dhe atëherë do të jetë shumë e vështirë për të humbur peshë. Natyrisht, nuk është e pamundur, por pse të prisni? Rregullisht bëni gjimnastikë, kujdeseni për të ushqyerit, ruani mirëqenien tuaj emocionale, dilni në shëtitje ose përdorni biçikletën!

5. Hani ushqime ‘me ngjyra ylberi’

Në dietën tuaj përfshini më shumë ushqime "të gjalla". Nutricionistët kanë gjetur se papaja, limoni, karota, grejpfruti, shalqiri, avokado, rrushi i kuq ndikojnë në humbjen e peshës. Vetëm mos harroni të përqendroheni në qëllimin tuaj - një stomak pa yndyrë!   Me një sasi të shëndetshme përcaktimi dhe një mënyrë pozitive të të menduarit, mund të arrini gjithçka që dëshironi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat