Shpesh shqetësohemi për te mbrojtur trupin dhe fytyrën nga dielli por rrezikojmë ta lëmë pas dore lëkurën gjatë dimrit.
Lëkura duhet të ketë kujdes të veçantë gjatë dimrit, pasi temperaturat e ulëta, era dhe shiu e vënë në provë të vështirë lëkurën.
Mirëpo, duhet ta keni parasysh se edhe i nxehti i tepërt në vendet e mbyllura nuk bën asnjëherë mirë, e po ashtu aspak e preferuar nuk është as ndryshimi i menjëhershëm dhe i shpeshtë i temperaturës së ambientit.
Një nga këshillat kryesore për kujdesin ndaj lëkurës gjatë muajve të ftohtë është që të përdorni ujë të vakët, assesi të nxehtë.
I ftohti i dimrit shpesh na detyron te përdorim ujë të ngrohtë për dush apo për të larë fytyrën, por kjo nuk është e mirë sepse lëkura në kontakt me ujin shumë të ngrohtë mund të thahet dhe irritohet.