Kujdes! Këtë lloj kollitjeje nuk guxoni ta injoroni

Këshilla mjekësore

Kujdes! Këtë lloj kollitjeje nuk guxoni ta injoroni

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Kolla është definuar si një helm shpërthyes që kërkon të largojë substanca të dëmshme nga traktati respirator. Me kohëzgjatje, kollitja mund të jetë akute, subakute dhe kronike, transmeton KosovaPress.

Sipas cilësisë, ne e dallojmë kollën e thatë irrituese, kollë me këlbazë të bardhë dhe kollitje të shumta me këlbazë me përmbajtje të dendur.

Kollitja akute fillon me shpejtësi dhe zgjat më pak se tre javë dhe mund të shoqërohet nga një temperaturë e lartë. Zakonisht shkaktohet nga infeksioni i sipërm i frymëmarrjes dhe është i përkohshëm. Shkaku më i zakonshëm është infeksioni viral, që shkakton kollë dhe rrjedhje të hundëve. Veçanërisht të ekspozuar ndaj saj janë fëmijët, më shpesh në dimër.

Kollitja subakut zgjat tre deri në tetë javë dhe zakonisht shoqërohet nga një infeksion i ndërlikuar i rrugëve të frymëmarrjes, ndërsa kollitja kronike zgjat më shumë se tetë javë. Ajo krijon më shumë probleme, andaj është e rëndësishme sa më shpejt që të jetë e mundur për të përcaktuar shkakun dhe për ta trajtuar.

Dhjetë për qind e të rriturve vuajnë nga kolla kronike, dhe numri i shkaktarëve është i madh. Njëri prej tyre mund të jetë acid i stomakut, mund të shoqërohet me alergji ose astmë, mund të ndodhë në njerëz që kanë qenë në kontakt me tuberkulozin, dhe duhanpirësit janë gjithashtu të ekspozuar.

Shërimi i kollitjes varet nga ajo që e ka shkaktuar. Në rastin e të ftohtit ose viruseve të zakonshme, kollitja zakonisht është e thatë dhe irrituese, kështu që përdoret ilaçi i kollitjes. Megjithatë, kollitja me këlbazë kërkon hidratimin e organizmit dhe përdorimin e shurupit.

Nuk rekomandohet të merret ndonjë ilaç i kollës që mund të blihet pa recetë, veçanërisht nëse nuk tregon efikasitet brenda javës. Kjo vlen sidomos për fëmijët, tek të cilët është e rëndësishme të zbulohet shkaku i kollitjes.

Mjeku duhet të përcaktojë shkaqet e kollës, duhet t'i kushtojë vëmendje se sa kollë keni, ndryshimet e mundshme në kollë, shkaktarët (ajri i ftohtë, pozicioni i trupit ose periudha e ditës), nëse kollitja është e thatë ose nëse shoqërohet me mukozë dhe shkakton dhembje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat