Saga për “qebapxhiun” kosovarë me pasaportë diplomatike të ambasadorit

Kolumne

Saga për “qebapxhiun” kosovarë me pasaportë diplomatike të ambasadorit

Nga: Agim Vuniqi Më: 18 janar 2019 Në ora: 17:11
Agim Vuniqi

Mërgimi është plagë e rëndë, e pashëruar. Zakonisht mërgimi është manifestim i pasigurisë politike por edhe ekonomike në vendet e origjinës prej nga largohen emigrantët. Qytetarët e Kosovës janë trajtuar brutalisht gjatë historisë së tyre, jeta e tyre ka qenë pelim, të diskriminuar shumëfish, pa asnjë të drejtë elementare kolektive, familiare dhe individuale. Kolonizimi i vrazhdë i Sërbisë, i ka detyruar ata t’u adaptohen rrethanave ekzistuese, dhe të fillojnë jetën e re në vend të huaj, me shumë peripeti. Nuk ishte kjo e tëra, deportimi i dhunshëm krijoi nga ata “kufomat e gjalla”. Fatmirësisht gjërat ndryshuan politikisht për së mbari, lufta e filluar në Kosovë nga UÇK-ja, ndërgjegjësoi faktorin ndërkombëtar, për të ndalur fushatën e egër sërbe të spastrimit etnik, të shkatrrimit dhe djegies së pronës, por edhe vrasjen sistematike të populatës civile. Edhe sot ka shumë të pagjetur, fati i të cilëve  ka mbetur i pa definuar. 

Dhimbja është ndjenjë që e shoqëron njeriun që nga lindja. Dhimbja përkufizohet shumë ndryshe kur je jasht vendit, dalëngadalë kupton se përpjekja për një jetë të re, më të lumtur, ka edhe barrierat e saj, jo vetëm fizike, materiale, por edhe shpirtërore. Distanca gjeografike ndalë kohën në krahasim me vendin e origjinës, mbamendja ka fotografuar ngjarje dhe fytyra deri në momentin e largimit, dhe mërgimtari kërkon vazhdimisht atë kohë,  për të është ndalur ora mu aty, por jeta vazhdon si nje process i pandalshëm, i një “lindjeje”  të re e moshës madhore, sa mund të jetë e natyrshme kjo lindje në mërgim…, dhe kur fillon të kuptosh se je dyfish  “i huaj”, i huaj aty ku je vendosur “përkohësisht”, dhe i huaj prej nga ke ardhur, askush nuk të gjykon, por ti e ke atë parandjenjë dhe atë emocion. 

Në faqet e shtypit zakonisht praktikohet të shkruhet për “VIP”, për ata që krijojnë skandale, dhe për ata që krijojnë para, dhe njerëzve të zakonshëm iu servohet një pjesë e atij “shkëlqimit medial”, qeshjes përbuzëse pa takt, gjatë shkeljes së tepihit të kuq, apo ngrirjes “stupide” e “collar-ve të bardhë”.  Janë këta elita e shoqërisë, e cila përcillet nga “paparacët”, çdo lëvizje, çdo përbirim shiques i cullakut të kofshës së estraditesteve, por edhe sharjet e politikanëve mbushin faqet e gazetave. E çka mbetet të shkruhet për qytetarin e rëndomtë…, milingonat punëtore, të cilët ruajnë lekun, për të dërguar si ndihmë, apo si investim, në vendin prej nga kanë ardhur, kronika e zezë është faqe e njerëzve të rëndomtë, të cilët emërohen qytetarë, ata janë të rëndësishëm kur votojnë,  gazetarët me pedantëri evidentojnë  ndonjë divorc, i shoqëruar me rrahje, apo shtypje të kokës, janë ekskluzive sidomos krimet e rënda dhe reportazhe spiunazhi, apo intervista njerëzish që kanë kryer krime, të gjitha këto lajme shtypi i përbin, si mall që shitet mirë.

Jeta në mërgim është paksa më ndryshe, është disi më e rëndë, ngase njeriu personalizon shumë ngjarje që i “blen” nga shtypi, dhe mishërohet me to, barra tjetër edhe më e rëndë që nuk e lënë asnjëherë rehat, është puna shumëorëshë për të përballuar faturën e jëtës së rëndomtë, ngjan që kësaj barre i shtohet edhe asimilimi i fëmijëve, një proces i pabërballueshëm, sidomos kur nuk ndien “peshën” e shpatullave të zyrtarëve të vendit të origjinës.  Ardhjet dhe shkuarjet e tyre, janë plotë kurtoazi, ata vijnë sikurse të ishin njerëz të ndonjë planeti tjetër, dhe e kanë gojën plot demokraci, merrnie me mend në vendin nga është eksportuar demokracia, dhe në të cilin bëjnë ata gjumin, por edhe përshëndeten me jetën, e ata-ardhësit “dyzenxhi” me mëditje, por e shijojnë edhe joshjen e komunitetit, e shijojnë me të gjitha benefitet e saj, shumëfishe bile, derisa përpak ua ke zili deri në lakmi vizitorëve “esnafë të hyqmetit vendorë”, e mërgimtarët stivosen që të vijnë në rend të “grabisin’ ndonjë foto të përbashkët, të cilën e paguajnë në darkën e aranzhuar enkas për mysafirët ‘gojëmjaltë”, e ata-mysafirët e nderit duken disi shumë të dijshëm, kanë edhe veshje ekskluzive “me firmë” duhet të dallohen pra edhe në veshje, por edhe në para, shtypi plasojë informatën se ex-ambasadori i Kosovës në SHBA, me pasaportë diplomatike të Kosovës është më i pasur se shumë senatorë të SHBA. “Ambasadori”, (titull “meritor”) të cilin shtypi e përqeshte si “qebapxhi”, pa ndonjë fakultet të kryerë e “dokrra” tjera, ky qelebirxhi  me gradë të lartë diplomati, ambasador, me të dalur nga Kosova ka depozituar 3.5 milionë euro në bankat sllovene, dhe 4 milionë euro në bankat amerikane, athua kend e prezenton ai që nxjerrë aq shumë kapital jasht vëndit, duket disi gjë jo e zakonshme, mirëpo ai përfaqëson popullin e Kosovës me normë të lart papunësie, afro 50 perqind, dhe ku e shumfishoi ai kapitalin, në cilin vend, dhe si e lejuan zyrtarët e doganës të transferoj aq shumë para “cash” dhe të mos paguaj tatim në to?  Mund edhe të mos jesh ndonjë njohës i saktë i ligjit, por çdonjëri që bënë dalje nga SHBA nuk ka të drejtë të bart më shumë se 10.000 dollarë, përndryshe përballet me ligjin. As që do të përmendej ky rast po të mos ishte diplomat me karrierë i Kosovës, dhe po të mos kopjonin amerikanizmin kur duhet të çveshet ekonomia, apo kur të kritikohen për politikat e plaçkitjes së pronës… Dhe si t’u spjegohet kjo gjë qytetarëve kosovarë, se ambasadori i tyre që i përfaqëson-te ata në SHBA, ka nxjerrur nga Kosova 7.5 milion euro, te cilat i ka fituar me “djersë dhe me dije”, në vendin me shkallë shumë të lartë korrupsioni, rekordi i tyre i pistë bënë të dyshosh edhe atëherë kur ndoshta nuk kemi të drejtë, por barra e “VIP” bënë që ata të jenë nën llupën e vëzhgimit 7/24, 7 ditë në javë, 24 orë në ditë. Dhe qëllimi i instalimit të ambasadorit në SHBA ishte transferi i kapitalit dhe teknologjisë “know-how”, por edhe prurjet e investitorëve të jashtëm  në Kosovë. Si mund ta bënte-bëjë ai, që kapitalin e vet monetar “cash” e ka nxjerrë jasht vendit? Si duket ish-sekretarja e shtetit Madeline Albright, kishte hetuar heret këtë marifet, prandaj është tërhequr nga gara për blerjen e PTT-së. Nuk duhet njeriu të jetë aq i menqur të mos e kuptoj “dashurinë në biznes”, ndoshta ju kujtohet se para shkuarjes ambasador në SHBA, “qebapxhiu” kosovarë ishte menagjer në IPKO, unë veq po kam filluar ti’a ndiej erën e prishur të peshkut, në kokë, po ju? Ndoshta është virusi që përhapet në ajër, është kohë e mutacionit virusal, korrupsioni dhe gripi janë të dëmshëm për shëndetin, njëri për shëndetin e shtetit, tjetri për shëndetin e individit, si të gjindet ilaçi, edhe amerikanët po kanë vështirësi ta gjejnë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat