Analista: Mos hargjoni energji pa nevojë në një “kauzë të humbur” sepse problemet kryesore me të cilat do të ballafaqohemi janë ato ekonomike - Bota Sot
Analista: Mos hargjoni energji pa nevojë në një “kauzë të humbur” sepse problemet kryesore me të cilat do të ballafaqohemi janë ato ekonomike

Kolumne

Analista: Mos hargjoni energji pa nevojë në një “kauzë të humbur” sepse problemet kryesore me të cilat do të ballafaqohemi janë ato ekonomike

Nga: Driton Tali Më: 6 prill 2020 Në ora: 14:27
Driton Tali

Ajo që është shqetësuese për mendimin tim është fakti se pothuajse i tërë opinioni medial është involvuar në një “lojë politike” të kurdisur nga disa politikanë për interesa individuale dhe të grupit tyre. Shumë pak, për mos të thënë aspak, jemi duke u marrë me problemin e “idares” që na ka shkaktuar kjo pandemi. Problem që tashmë kemi filluar ta ndiejmë, dikush më shumë dikush më pak. Natyrisht, më shumë ata që janë të involvuar në industritë shërbyese dhe prodhimet jo ushqimore. Por shumë shpejtë do ta ndiejmë të gjithë, sepse industritë ndikojnë njëra në tjetrën. Kësisoj, ekonomia jonë është të shumtën e bazuar në industritë shërbyese, dhe poashtu remitanca nga mërgata luan rol shumë të madh. Siç jemi dëshmitar tashmë fuqia blerëse ka ra tmerrësisht shumë si rezultat i (vet) izolimit të konsumatorëve. Konsumatorët konsumin e tyre e kanë reduktuar në produktet bazike. Natyrisht, që ky trend i ka atakuar të gjitha llojet e bizneseve. Sa i përket mërgatës, shumica apsolute e mërgimtarëve tanë, tashë e një kohë janë në "pushimet e tyre të detyruara". Fakt që do t’i bëjë ata të punojnë muajëve të verës kur zakonisht marrin pushimet e tyre vjetore dhe vijnë në atdhe për vizita. Por edhe ndihmat për familiaret do të jenë më të pakta sepse “pushimi i detyrur” e ka prekë buxhetin e tyre. Pastaj, kësaj shtoja ate se Kosova nuk e shtyp monedhën e saj per “ta rrite furnizimin me para nē treg” (mekanizëm që do të bënte që për një kohë relative ta rritë konsumin d.m.th., edhe rritjen ekonomike) luks qe e kanë disa shtete. Dhe zvogëlimin e ndihmave që shtetet e zhvilluara do t’ua japin shteteve të pa zhvilluara dhe atyre në zhvillim (për shkak të vështirësive që kjo pandemi ju ka shkaktuar edhe atyre), neve në njëfar mënyre na jap pasqyrën e asaj me çka ne do të përballemi për një kohë relativive Kjo "kohë relative" të shpresojmë se nuk do të jetë "relativisht e gjatë". Prandaj më e mençme është që analistēt të diskutojnë për këtë sfidë që po na pret (helbetna dikush mos po jep ndonjë ide) se sa “t’ua mbajnë zhagun” politikanve tajkunë, të cilët këtë krizë ekonomike, që po na kërcnon, sigurisht do ta kalojnë shumë më lehtë duke ju falemderuar parave tona që na i kanë marrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat