Të përbashkëtat dhe dallimet e Albin Kurtit me Ibrahim Rugovën

Kolumne

Të përbashkëtat dhe dallimet e Albin Kurtit me Ibrahim Rugovën

Prof. Jeton Kelmendi, PhD Bota sot, Bruksel Nga Prof. Jeton Kelmendi, PhD Bota sot, Bruksel Më 6 gusht 2021 Në ora: 14:52
Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti

Janë dy personalitet të cilat njihen për fuqinë e tyre politike dhe mbështetjen e madhe nga elektorati, prandaj është interesante të shihen të përbashkëtat dhe dallimet që kanë pasur këta dy personalitete. Është e rëndësishme të fillohet me të përbashkëtat, jo pse kanë pak të përbashkëta, por për faktin se është primare sepse qe të dy kanë pasur suksese sa i përket mbështetjes popullore.

E para dhe më e sigurta është se qe të dy kanë të njëjtën gjini, pra meshkuj. E dyta është që të dy janë fitues të mëdhenj, edhe pse Kurti pas një dekadë e gjysmë arriti të fitoj, ndërsa Rugova fitoj që kur hyri në politikë, pra po e marrim edhe ketë si të përbashkët, për aq sa mund të merret. E treta e përbashkët e tyre është se të dy kanë folur mirë gjuhët shqipe dhe serbishte. E katërta pikë e përbashkët, nuk po më kujtohet, mase edhe nuk kanë më tjetër të përbashkët, prandaj le ta lëmë të hapur, se mos Albini po kthehet edhe me ndonjë pikë me gjasu në Rugovën.

Nga ana tjetër, dallimet janë të shumta, si për nga deklarimet, ashtu edhe për nga veprimet e tyre. Fillimisht, Rugova kur hyri në politikë mori trurin e kombit dhe afroj pranë vetës, ndërsa Albini, mori telashgjinjët dhe personat që kurrë nuk mendojnë me kokën e vet, por me kokë të Albinit. Rugova ishte me bindje i djathtë dhe krijoi miqësi me ShBA-të, ndërsa Kurti që në fillim i prishi raportet me vendin mik.

Rugova i bashkoj njerëzit për një qëllim, çlirimin bërjen e shtetit edhe pse gjithnjë kishte struktura të caktuara që punonin në përçarjen e popullit, teksa Kurti, e përçau popullin dhe e demonizoj, me qëllimin e vetëm të jetë fituesi më i madh politik. Dallimi tjetër i madh është se Rugova i bëri realitet pothuajse të gjitha objektivat e tija, ndërsa Kurti, nuk e bëri realitet gati asnjë nga premtimet e tija të shumta, madje hoqi dorë, si nga bashkimi kombëtarë, simbolet kombëtare e deri tek zbehja e raporteve zyrtare ne Shqipërinë.

Thjeshtë, këto dy personalite kanë një mal dallimesh dhe nuk është e mundur të përshkruhet të gjitha, por së paku disa nga më të njohurat, sa për t’i pa se kush ishte njëri e kusht tjetri. Ibrahim Rugova edhe kur ishte fitues absolut, ai e ndante pushtetin me të tjerët, qe të kishte një demokraci, madje mendoj se ai vuri themelet e demokracisë në Kosovë, derisa Albin Kurti e krijoj një pushtet absolut, duke kontrolluar sot çdo gjë që funksionon dhe nuk funksionon në vend. Rugova nuk i shante oponentët e tij as kur ata dhe ato e quanin tradhtar, as kur e luftonin me çdo mjet dhe nuk mbante inate me ta, por përkundër kësaj ai i ftonte dhe i ofronte për bashkëpunim, ndërsa Kurti i përjashton, i demolon dhe demonizon përditë e përnatë.

Kur përballen faktet e veprimeve dhe të thënave mes dy personaliteteve, është e natyrshme që të shtrohen drejt dhe pa asnjë anim, prandaj për hir të së vërtetës, duhet potencuar se Rugova e mori Kosovën nga një robëri klasike dhe e solli në liri dhe gati në prag të pavarësisë, sepse këtu e ndërpreu vdekja, ndërsa Kurti e mori Kosovën të pavarur dhe të njohur nga mbi 115 shtete, por nuk jam i sigurt se nga po e dërgon? Mbase të mbyllur dhe nuk po mundet ta hap, pra as liberalizimin e vizave t’ia siguroj, e ka hipnotizuar diasporën e cila po vjen në Kosovë, së paku për një mbështetje me votë për të.

Sinqerisht nuk mund të themi se i përmendem shumë nga dallimet që kanë ata, por mendoj se edhe edukimi akademik dhe përgatitja për politikë i dallon. Derisa Rugova ishte doktor shkence, dhe një kritik, ndoshta më i madhi në letërsinë Shqipe dhe duhet shtuar faktin se ai edhe punoj në profesion për shumë vite, derisa koha ia kërkoj të merrej me politikë, ky tjetri pa e përfunduar fakultetin filloj të merrej me politikë, u burgos më pas, për t’i përfunduar studimet pas çlirimit të vendit, ndërsa ai kurrë nuk punoj në profesionin për të cilin bëri studime, por ju fut politikës, fillimisht si segment parapolitik i së majtës, për tu legalizuar si subjekt politik në një lëvizje të quajtur vetëvendosje.

Dallimi më substancial mes tyre është se Rugova ishte shumë i ditur në fushat ku ai kishte studiuar dhe në politikë, teksa Kurti lexon shumë lëmi nga pak (pra ka informata për shumëçka) dhe realisht nuk e njeh mirë asnjërën, mirëpo as kjo nuk më duket diçka jo normale, por ajo për të cilën vazhdoj të kem shumë dilema është se si ka mundësi që i njëjti popull i besoj fort Rugovës me koncepte krejt të kundërta me Kurtin, ndërsa ky i fundit ka një mbështetje gati sa Rugova?  Edhe për të gjallë të Rugovës, Albin Kurti ishte komplet në anën e kundërt, kurse disa të ashtuquajtur rugovistë sot shërbejnë si albinist, ndërsa deklarohen të linjës së Rugovës. As kjo nuk lidhet me logjikën e shëndoshë, por le të vazhdojmë deri në një kohë tjetër...

A është normale apo jo qasja ndaj luftës së UCK-së, ku Rugova e dëshmoj edhe në veprime, por edhe me deklarime në dëshminë e tij kundër Slobodan Milosheviçit, se luftë çlirimtare dhe çlirimtarët janë patriot të cilët kishin luftuar për çlirim, ndërsa sot Kurti jo se nuk i mbron çlirimtarët, por ditë përditë i atakon dhe i përmend për të keq, madje disa nga ministrat e tij hapur janë pozicionuar kundër tyre. Narracioni i dallimeve mes Rugovës dhe Kurtit, mbase mund të vazhdoj jo sa për të shkruar një qasje, por edhe një libër.

E kjo gjithçka e argumentuar dhe parë me sy e dëgjuar me vesh, mirëpo le të na shërbejnë këto pak pika që u përmenden në ketë qasje, që ta kuptojmë se dallimet janë të shumtë, por të pamurit nga opinioni sikur është tupitur dhe një tupitje e tillë nuk do të thotë tjetër, pos një kthim prapa dhe një regres në qasjen euroatlantike, prandaj nuk është diçka e madhe kthimi në idenë rugoviste, por është një kthjellim i mendjes dhe rigjetje e vetvetes për qytetarin e Kosovës.

E dikush mund të thotë se ku mund ta gjejmë ketë rugovizëm dhe vërtet ka të drejt, por rugovizmi është qasje e respektimit të vlerave kombëtare dhe promovim në botë. Kudo që kërkon në politikë mund të gjesh ndonjë fije rugovizmi, por jo kurrë në ato subjekte që shajnë dhe pështyjnë në trashëgiminë e vendit dhe në vlerat që ka ndërtuar shoqëria jonë. Kështu e shoh unë ketë punë, ndërsa jam përpjekur që t’i shërbej ndryshimeve dhe demoktratizimit të shoqërisë tash e më shumë se dy dekada, prandaj kërkoj qe të mos jemi shkurtpamës, përndryshe në një paketim të bukur dhe të stolisur mirë, mund të na dal një e keqe e cila nuk përmirësohet më.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat