Kuvendi, ta pengojë ngritjen e Murit të Berlinit në veriun e Kosovës! - Bota Sot
Kuvendi, ta pengojë ngritjen e Murit të Berlinit në veriun e Kosovës!

Kolumne

Kuvendi, ta pengojë ngritjen e Murit të Berlinit në veriun e Kosovës!

Prof.Dr.Mehdi Hyseni Nga Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më 6 shtator 2018 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Derisa aksi politiko-propagandistik dhe diplomatik zyrtar Prishtinë – Tiranë fuqishëm dhe “pa mend” e mbështet Dialogun steril maraton serbo-shqiptar në Bruksel, kuptohet se e mbështetin, edhe presidentin Hashim Thaçi dhe homologun e tij serb Alesandar Vuçqiq në Beograd. Ndaj,  derisa të vazhdojë Dialogu  serbo-kosovar në Bruksel, Hashim Thaçi, do të jetë  kryefigura politike numër 1 në Kosovë. Prandaj, “mos u sillni kot rreth dardhës së Ahmatit”, por kërkoni pezullimin e Dialogut të Brukselit. Ndryshe, ndarja dhe copëtimi i territorit të Kosovës sipas “potkave” të trapezoidit gjeopolitik të tandemit Vuçiq-Thaçi, do të jetë e pashmangshme, sepse këta po mbështeten edhe nga qarqe të caktuara të bashkësisë ndërkombëtyare, përpos Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, të cilat me ngulmësi po e kundërshtojnë “korrigjimin”, përkatësisht “shkëmbin” e kufijve mes Kosovës dhe Serbis sipas marrëveshjes private Vuçiuq-Daçiq.

Pra, e thjeshtë për t’u kuptuar politikisht,  kush e mbështet Dialogun e Prishtinës dhe të Beogradit në Bruksel (nën patronatin e BE-së), nuk mund ta pengojë ndërtimin e Murit të Berlinit serb në Veriun e Kosovës. Pra, kush mbështet këtë dialog nga liderët politikë shqiptarë, ai  apo ata, kuptohet se solidarizohen dhe mbështetin edhe “formulat” politike” të tandemit Vuçiq-Thaçi për “korrigjimin”, përkatësisht për “këmbimin” e kufijve territorial të Kosovën në favorin e kufijve kolonialë të Serbisë.

-Dialogu i Brukselit  baza e trapezoidit gjeopolitik shekullor për rikolonizimin e  Kosovës (së pari, veriun, pastaj, edhe jugun).

Këtë, gjatë tetë viteve të kaluara,  njëqind herë e kemi pohuar se pikërisht Dialogu i Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit (2011-2018) qëllim të fundmë ka copëtimin, ndarjen dhe rikolonizimin e territorit verior të Republikës së Kosovës (jo kurrfarë normalizimi të marrëdhënieve ndërshtetërore), JO NJOHJEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS as de fakto e as dejure.

Prandaj, as Prishtina e as Tirana zyrtare nuk kanë pasur dhe, nuk kanë asnjë bazë ligjre dhe kushtetuese valide, që të mbështetin një dialog të tillë, i cili, nëse mbyllet me sukses në favorin e Serbisë, pa dyshim se  Kosova do të humbasë  territorin verior të saj.

Kuvendi i Kosovës ta pezullojë Dialogun e Brukselit!

Ndryshe, tandemi “Honeker – Krushçov” alias Vuçiq-Thaçi, do të ngrejnë Murin e Berlinit në Veriun e Kosovës. Kjo do të ndodhë, nëse Kuvendi i Kosovës  me Rezolutën e vet nuk pezullon Dialogun e Brukselit (2011-2018).

-As Hashim Thaçi (president) , as Ramush Haradinaj( kryeministër) e as homologët e tyre në Beograd, Aleksandar Vuçiq (president) dhe Ana Brnabiq (kryeministre) nuk kanë kapacitet juridik kombëtar e as ndërkombëtar, që sipas “rebusit” të tyre politiko-propagandistik t’i  “vizatojnë” kufijtë e rinjë shtetërorë midis Kosovës dhe Serbisë, sepse gjeneza e këtij problemi është e vjetër dhe ka karakter kolonial dhe hegjemonist ngase Kosova ishte plaçkë koloniale dhe aneksuese e Serbisë gjenocidale, ashtu siç janë edhe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja (1878-2018).

Prandaj, Kuvendi i Kosovës, duhet të nxjerrë një Rezolutë, që të pezullohej Dialogu i Brukselit mes Beogradit dhe Prishtinës (2011-2018) dhe, në vend të tij, urgjentisht të kërkojë nga faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare organizimin e një conference të re  ndërkombëtare për rishqyrtimin e kufijve territorialë të Ballkanit, të cilën, do ta kryesonte kancelarja e  “çeliktë” dhe e famshme e Gjermanisë, Angela Merkel.

Kjo Rezolutë, pa dyshim se, do të  ishte “ilaçi”  preventiv juridik dhe kushtetues për hedhjen poshtë të formulës trapezoide të “korrigjimit të kufijve” të tandemit Aleksandar Vuçiq-Hashim Thaçi, e cila ipso facto rikthen Kosovën nën sovranitetin kolonial të Serbisë së Ilia Grashaninit(1844).

Kjo Rezolutë e ligjshme dhe e domosdoshme e Kuvendit të Kosovës, do t’i mbyllte të gjitha përpjekjet propagandistike, politike dhe diplomatike, që Hashim Thaçi (president i Kosovës) dhe Aleksandar Vuçiq (president i Serbisë) ta copëtnin territorin e Kosovës sipas “Formulës Trapezoide” të tyre në favorin e sundimit të egër kolonial dhe neokolonial të Serbisë së Madhe (1878-2018).

Gjithashtu, urgjentisht,  në këtë frymë, do të duhej të vepronte edhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, duke nxjerrë Rezolutën përkatëse sikurse Kuvendi i Republikës së Kosovës, që në vend të dialogut maraton serbo-shqiptar në Bruksel (2011-2018), urgjentisht të organizohet një konferencë e re ndërkombëtare për ridefinimin  e kufijve artificialë dhe të padrejtë të Ballkanit (1878-2018).

Ndërkaq, miratimi i rezolutave të tjera eventuale, duke kërkuar vazhdimin e dialogut me grupe të ndryshme ad hoc sipas “shijes” dhe interesave të ngushta politike partiake, vetëm se e ndërlikon dhe e bën të pamundur zgjidhjen e problemit të kufijve shtetërorë të Republikës së Kosovës.

Sa më sipër,  JO vetëm Hashim Thaçi, por kushdo që do ta zëvendësonte atë nga liderët e tjerë politikë të Kosovës, në mënyrë që të vazhdohej Dialogu  i Brukselit, do të bënin të njëjtin gabim, duke pranuar kërkesat e Serbisë, që të copëtonte veriun e Kosovës. Ky është objektivi politik i zhvillimit dhe i vazhdimit të Dialogut të Bruksleit, JO njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, e as shkolonizimi i Preshevës, i Bujanocit dhe i Medvegjës shqiptare. Territore  këto, që edhe sot në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI, Shqipëria Londineze (1913)  me të “ dy këmbët” i ka lënë baltën e gjallë të kolonializmit shekullor gjenocidal  të Serbisë së Madhe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...