Nga copëtimi i trojeve shqiptare me dhunë deri tek copëtimi me dëshirë nga vetë ne - Bota Sot
Nga copëtimi i trojeve shqiptare me dhunë deri tek copëtimi me dëshirë nga vetë ne

Kolumne

E hënë, 22 tetor 2018

Nga copëtimi i trojeve shqiptare me dhunë deri tek copëtimi me dëshirë nga vetë ne

Nga: Sali Mulaj Më: 21 shtator 2018 Në ora: 17:14
Sali Mulaj

Me rezistencë shumë shekullore, me pendë dhe më pushkë, gjeneratë pas gjenerate, u arrit që nga pushtuesit, së paku të shpëtohet territori i sotëm i Kosovës, por duke mbet dhe më tutje disa troje shqiptare të pushtuara nga shtetet fqinjë. Me Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990 dhe më shpalljen pavarësisë së Kosovës më 17/02/2008, shpresuam që çështja shqiptare do të merrte drejtim të mbar. Kështu besuam të gjithë, për deri sa serish fillojë “loja e shtrigave”, por tani rolin e shtrigës,po e luajmë vet ne. Me paditurin ton ja falem një pjesë të territorit Maqedonisë, për të vazhduar me Malin e zi, dhe së fundi tendenca për ti dhuruar Serbisë.

Heshtja ndaj të pa përgjegjshmeve

Fillimisht disa nga politikanet tanë “të zgjuar” nënshkruajnë marrëveshjet, dhe pastaj kërkohet miratimi pa kushtnë Kuvend. Këto veprime ne Kosovë për disa vite me radhë shkaktuan polemika, sharje, fyerje, shantazhe, protesta, shkatërrime etj., duke e lan vendin në vendnumërim. Të tjerë politikan për përfitime, personale, vende pune, pozita në pushtet etj. ja mbajtën vallen djallit, edhe pse këto ishin dhe janë çështje me pasoja afatgjatë.Serbia me çdo kusht është duke u përpjek që ta bëjë shtetin ton jo funksional qoftë në aspektin politikë dhe në aspektin territorial, nga këndvështrimi i tyre është shumë normale, por a është normale që ne ti vihemi në shërbim të tyre!?. Me ndryshimin e kufirit me Maqedoninë dhe me Mal të zi disa politikan silleshin kinse të“përgjegjshëm” sikur duhet ti përmbaheshin marrëveshjeve që nënshkruhen nga qeveritaret tanë, edhe pse ishin të dëmshme. Athua vallë,të tillë politikan dhe më tutje do të heshtin dhe do ti përmbahen marrëveshjes që po tentohet serish të kotrabandohët si të më parmet. Siç po përfolët nëse arrihet marrëveshja më Serbin, Serbisë do ti dhurohet afër 1/3 e territorit të Kosovës si dëmshpërblim për krimet që i ka bërë ndaj shqiptarëve. Duhet pas parasysh se jo çdo territor ka vlerë të njëjtë, psh. siç ishte rasti i territorit që ju dha Malit të zi, që ka vlerë strategjike, dhe shumë më strategjike dhe jetike është Ujmani që po tentohet me ju dhurua Serbisë.

Papërgjegjësia e politikanëve

Kudo në Kosovë dhe jashtë saj disa nga të ashtuquajturit politikan e ri aktualizuan çështjen e faljes së një pjese të territorit, shtrohet pyetja, a janë në nivelin e detyrës përgjegjësit-politikanet aktual që të ja presin hovin këtyre keqbërësve?.T’i jepet Serbisë Liqeni i Ujmanit është sikur ti japësh dikujt shpirtin dhe vet ta mbash trupin, apo sikur të ja marrësh peshkut ujin dhe ti japësh mundësi me jetua nëtokë të thatë. Me faljen e Ujmanit Serbisë do të ja japim mundësin që kurdotë luaj me ne si macja me miun. Neve na ka mbet që të besojmë dhe shpresojmë se këto pretendime janë çështje që trumbetohen në media, sepse nuk e besoi së kushdo qoftë shqiptar, nga Bariu deri tek Kryetari i shtetit do ta bënte këtë budallallëk. Çudia e të gjitha çudirave është se si dikujt nga Kosova në pozita udhëheqëse politike, udhëheqës në media apo dhe tituj akademik, shumë mirë po ju përputhen mendimet, idetë dhe veprimet me Serbet.

Qëllimi i Serbisë dhe i bashkëpunëtorëve

Serbia, përmes bashkëpunëtorëve të vetë këtu në Kosovë, siç po duket ka disa plane:

Do të provoi ta marr Zubin Potokun gjysmën e Mitrovicës me gjithë Leposaviq, për kinse Preshevë, Bujanovc apo Medvegjë, (tani për tani është mashtrim dhe e pa realizueshme sepse pabesin e Serbisë ne mirë i dimë).

Bënë presion kinse për të marr territor, në mënyrë që si kompromis ta realizoi “zajednicen” me të drejta dhe autoritet siç ja u kanë garantuar dhe nënshkruar politikanet tanë të “zgjuar”. Nëse kjo do të realizohej do të ishte sikur me e pas kancerin e pa shërueshëm që s’ka terapi që ta ndal. Dhënia e kaq shumë të drejtave për “Zajednicen” nuk e besoi qëndokush i shëndoshë mendërisht do ta bënte, është fjala për ata që i thonë vetes shqiptar.

Të shkaktoi dhe një valë shpërnguljesh të shqiptareve që jetojnë në Serbi, dhe duke na sjellë para faktit të kryer, ku s’ke popull s’ke as tokë, pikërisht siç e bëri Mitrovicën veriore me miratimin e disa “komandanteve” menjëherë pas lufte.

Njohja e Kosovës nga Serbia apo lufta e imagjinuar

Neve nuk na duhet fare njohja nga Serbia në këmbim me shpirtin (Ujmanin), pa të cilin gjysma e Kosovës do të ishte djerrin, pikërisht si peshku pa ujë. Duhet pas parasysh se kjo është vepër e financuar nga Kosova, e kurrsesi nga Serbia. Dëgjohen disa që i thonë vetes alamet politikan, kinse ata që nuk po donë me ja fal Serbisë disa pjesë të Kosovës po kërkojnë luftë. Jo ore, luftë po donë e me hap pikërisht ata që po donë me i fal territor, dhe si pasojë e kësaj gjysmën e Kosovës po donë me e bërë të pa vlerë, lëne Kosovën kështu siç është. A nuk ishin vetë këta politikan të cilët kur ja dhanë një pjesë të territorit Malit te Zi, qëçirreshin dhe bërtisnin, sikur në flamurin e (kontrabanduar) të Kosovës nuk e kemi Qakorrin dhe Kullen, sikur me këtë territor na kanë njohtë 100 e me tepër shtete, sikur nuk mund ta ndryshojmë se me territor e kemi dhe kushtetutën. Ndërsa sot si paska mundësi me i bërë këto ndryshime, athua vallë, a duhet me kërkua pastaj nga të njëjtat shtete me na rinjohtë serish.

Politikanet tan sikur të ishin të zgjuar, në asnjë mënyrë nuk do të duhej pranuar ndërrim të territoreve, por do të duhej kërkuar të drejta të shqiptarëve në serbi po aq sa ne i japim të drejta serbëve në Kosovë.

Të pa zgjuarit dhe të zgjuarit

Si përfundim, vetëm shqiptarët e pa zgjuar dhe Serbet e zgjuar  do të punonin me të gjitha forcat që Ujmanin të ja japin Serbisë. Te gjithë ne kemi dëgjuar dhe lexuar libra nga ma të ndryshmet, se si janë mposhtë kala, mbretëri, perandori dhe shtete, suksesi ma i madh arrihej me marrjen apo ndaljen e burimeve të ujit.  Nëse kjo e keqe vjen nga armiku, nëkëtë rast Serbia, është tërësisht normale nga ana e tyre, por idetë e tilla që vijnë nga njerëzit që vetes i thonë shqiptar është e pa besueshme. Shpresoi dhe besoi se dhënia e Zubin Potokut së bashku me Ujmanin, dhe Leposaviqin të jen vetëm spekulime të mediave, dhe jo të vërteta, sepse është e pa besueshme që kushdo që ka vetëm një pikë gjak shqiptari nuk do të guxoi as ta mendoi këtë, e lere më të punoi për tu realizuar kjo, duke e bërëkështu shkretinë gjysmën e Kosovës, kinse për të pranuar njohje nga Serbia!!!,. Rëndësia e Ujmanit është e pa kontestueshme ngase në të ardhmen e afërt luftërat më nuk do të bëhen për naftë as minerale, por do të bëhen për ujë të pijes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test