Kosova në shitje!

Kolumne

Kosova në shitje!

Agim Vuniqi Nga Agim Vuniqi Më 25 shtator 2018 Në ora: 19:44
Haradinaj, Thaçi dhe Pacolli në SHBA

Ka ndodhur, jo rrallë që liderët politik japin deklarate premtuese dhe shumë emocionuese se Kosovën do ta bëjnë si Zvicren, duke manipuluar me ndjenjat e të rinjëve të pashpresë të Kosovës. Ndërsa shumë nga ata azilant të deridjeshëm, të pushtetshëm sot, i kanë shijuar të mirat e shtetit zviceran si azilant-politik, te cilet të “pajisur” me asistencë sociale vegjetonin atje-si liderë të ilegales në diasporë, regrutonin të rinjtë duke i joshur me ideologji marksiste-leniniste dhe “oçalaniste”, ngjashëm me atë te liderit kurd Abdullah Oçalan.  Për të mirën e atdheut volen e mjelen fondet e Zvicres (lexo shtypin vendore) tash po mjelin nga “lopa e shnjtë”-buxheti i Kosoves, pra afërsia dhe largësia Kosovë-Zvicer matet me kutin e “SOS Kosova”-atdhetarëve dhe pasurinë e fituar, në kohën kur i madhë e i vogël në diasporë mbushnin hambarin e fondeve humanitare e atdhetare, pastaj shtrin ndikimin në procesin e privatizimit dhe pastrimin e parave përmes zhvillimit ekonomik të shtrirjeve të rrugëve me euro-asfalltë dhe ngritjen e ndërtesave kolektive...

A po vizatohen hartat e reja kadastrale?

Duke përcjellur prezentimet e përditshme të “marshallit” të luftës dhe presidentit të “paqes” për korigjimin e kufijve, stepem nga kjo formulë megalomane staliniste të vizatimit të kufijve me vizore, kur akoma nuk janë korigjuar mexhet kadastrale të qytetarëve të RKS, të cilët vrahen familiarisht për një devijim të gurit të mexhes, sikurse në kohën e mesjetës, apo kohën e kaubojëve dhe perëndimit të egër. Devijimet e qëllimshme kadastrale, po krijojnë huti dhe po cenojnë rëndë rendin publik, duke shënuar një rritje rapide të kriminalitetit pronësorë ... Në fillim nuk desha të perflas pozitën e tij “ushtarake” si drejtor i drejtorisë politike gjatë luftës, dhe dorëzimin e papresedan të armëve të UCK-së të blera me parat e diasporës, ngase ai në kierarkin ushtarake të UÇK-së ishte me pozite përmbi shtabin e përgjithshëm. Nuk tingllonte disi si gradë ushtarake, që është "ofendim" për ta, ngase në jemi vendi i vetëm në botë-shtet pa doktrinë ushtarake me "kallaballëk" gjeneralë të luftës, bile po befasohem pse Thaçi, Haradinaj, Veseli..., nuk veshen në uniformë të bardhë ushtarake te "marshallit". Sa mirë iu kishte shkuar llulla, sa me ba tym, jo, se atëherë për çdo thithje të tymit kishin akuzuar VV-në në Prokurori, e kanë mësuar rrugën, saqë ju është bërë rutinë... Për gjeneralët tanë që për heroizmin e tyre dhe të bëmat e tyre di çdo fëmi, edhepse nuk notohen për njohurit e tyre teorike në këtë fushë, atë  ushtarake. Në biografitë e tyre mungojnë vetëm strategjitë e zbatuara në betejat e rëndësishme të zhvillimit të luftimeve, datat dhe taktikat e aplikuara ushtarake. Edhe kjo disi përtypet, por është paksa e pakuptimtë kërkesa per FAK, kur ishte UÇK, pse jo Ushtria e Kosovës, apo pse ndodhi shpërndarja e saj në kohën e Thaçit dhe dorzimii i armatimit..., për tu krijuar një e re.

Nejse pak u thellova duke u përpjekur t'u hyjë në "hatër" gjeneralëve, sepse temë e analizës ishin "drejtorët" politik dhe vërtetë në ekspozen e të nominuareve të deritanishëm për veteran lufte dëgjova vetëm zhurmë, sharje dhe fjalë sa me folë diçka dhe nuk kishte asnjë ide konkrete për ndryshime, edhe ashtu qeveria qendrore në detyrë akoma nuk ka hartuar programin qeveritar për qeverisje, derisa po bëhen gati me i ndërruar rolet, me "mjelë" më vyeshëm grixhën e tulakëve, plotë bylmet...

Në pazarin e New Yorkut Kosova ofron iden e “korrigjimit të kufjjve”!

Derisa Thaçi shkon në piknik ne New York me familje-Lumen e tij, që mediat vendore e përflasin si  zonja e parë, duke bërë krahasim-imitim me pozitën e presidentit amerikan. Vlen të theksohet se pozita e zonjës së parë në Kosovë nuk është kategori kushtetuese, pse të mos kemi zonja e dytë e tretë, zonjat e para opozitare e kështu me radhë… Vlen të theksohet se për të përcjellur punimet nga holli i OKB-së ku mbahet Asamblea e Përgjithshme  e OKB-së, udheheqesit e lartë shtetrorë nuk kane shkuar as me gra, as me burra. Vetëm në sistemet zgjedhore të demokracise se drejtperdrejte dhe me votën e qytetarëve pozita e presidentit është e fuqishme, por jo në demokracitë parlamentare, ose të perfaqesimit, ku presidenti zgjedhet nga parlamenti, prandaj pozita e tij është kozmetike. Pra ai ka dalë në Pazar për të shitur formulën unikate të korrigjimit të kufijve, ndërsa të tjerët janë të angazhuar në përfaqësimin e shteteve të tyre me rezultate konkrete për vendet e tyre. Përpak të harroj të përmendi se bashkëbiseduesi dhe partneri i tij Vuçiq ka mbetur në Beograd, së bashku me zonjën dhe vajzen e tij per te percjellur punimet dhe vizitën protokolare të Thaçit dhe parakalimin e tij duke ecur mbi qylymin e kuq fluturues gjate ftesës “zyrtare”  të presidentit amerikan Trump, për nder të “marshallit” të luftës dhe presidentit të “paqes” së Kosoves dhe akademiken, zonjën e parë Lumnije, të cilën ai e pranoi si ide....

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat