Kolonializmi i huaj ishte një fatkeqësi, prej kolonializmit të huaj është kthyer ne kolonializmin vendor!

Kolumne

Kolonializmi i huaj ishte një fatkeqësi, prej kolonializmit të huaj është kthyer ne kolonializmin vendor!

Nga: Agim Vuniqi Më: 1 tetor 2018 Në ora: 18:21
Agim Vuniqi

Pushteti i tashëm është abuzues ngase koketojë me krimin e organizuar, apo thënë më mirë ndërtojë planin dhe skemat e sofistikuara të zhvatjes së paras publike, duke vënë në pozita qendrore dhe nëpër borde te ndermarrje publike militantët partiak për t'i sherbyer një kaste (afera "pronto") jo popullit, sheshazi qytetaret e kanë të qartë që partitë politike  sundojnë vendin, duke ndarë pushtetin...

Ky është pushtet i imponuar dhe pushteti i imponuar nuk ka të drejtë të merr vendime kundër Kosovës, ngase mungon e drejta themelore e shtetit Referendumi...

Në Kosovë, pas luftës, sidomos në Prishtinë është madhëruar zyrtari me sjellje kriminale, i cili i ka bishtëruar ligjit dhe ka plaçkitur buxhetin, ai që tokën shoqërore të shpronësuar njëherë ia ktheu kolonit (prej Taukbashqesë deri te liqeni i Gërmisë ka qenë tokë e shpronësuar dhe për atë tokë është paguar shpronësimi), por me ardhjen e PDK-së në pushtet e njëjta tokë iu këthye kolonëve serbë, për tu privatizuar pastaj nga të njejtit, për te krijuar pasuri enorme, kështu tjetërsojë shoqërinë normale, e fuqizoi banditin duke krijuar mitin e të fuqishmit. 

“Pafajësia” e Al Kaponëve politik

Sa degraduese, fyese dhe të panjerëzishme janë deklaratat e pushtetarëve sharllatan, duke përfshirë edhe zyrtarë që bartin pozitat më të larta në pushtet dhe deputetë “përfaqësues” të popullit, të cilët flasin përqartë dhe pa norma juridike, ka nga ata që thonë se janë fshehur me vite të tëra nga pushteti kolonizator jugosllav dhe serb, të dënuar në mungesë, për të rritur fuqine e tyre joligjore, si viktima, duke dëmtuar kredibilitetin e "pa fajësisë" para ligjit, duke krijuar imazhin e një "Al Kapone" të përmasave ndërkombëtare. Ja, kjo ësht logjika e sotme në vend dhe e kësaj ligjike vërshuese krimnele iu pergjigjën të rinjt me peticion dhe protesta. 

Unë këtë e kuptoj si një përpjekje për të vendosur një qeveri kalimtare teknokratësh, të cilet kanë guxim politik ta ndërrojnë gjendjen ekzistuese.

Ftesa per te pavarurit dhe te paknaqurit të jetë e hapur , njëjtë sikurse pjesëmarrja në protestën paqesore popullore e 29 shtatorit . Ata kështu po dinamizojnë jetën politike në vend, duke vetëdijsuar qytetarin, se ai është faktor vendimtar për ndryshimin e kursit të historisë në dobi të vendit.

Parlamenti nuk është shtëpi korrektuese, por eshte shtëpi e popullit

Zgjedhjet e lira, cili është kuptimi i tyre, sigurisht nuk është i kufizuar me ndalesa ligjore, sepse atëherë do te kufizohej autonomia në gjykim, e cila  është gjëja e vetme dalluese dhe përkufizuese e njeriut nga kafsha politike Aristoteliane... Është e pamundur të kufizohen aq shumë te drejtat dhe liritë e njeriut dhe të thuhet, ju mund të votoni sa të doni, apo edhe të mos votoni, e drejta është ne anën tone, pra ju keni te drejte te votoni vetëm per  në (PDK), kjo mënyrë e të shprehurit publik nuk është as serioze, as e drejtë, është shumë degraduese, nuk do ta lidhja me diktaturën, por  sigurisht së pari është johumane dhe jonjerëzore dhe bie ndesh me Kartën Universale të të drejtave dhe lirive të njeriut, sepse GJK ka gabuar rëndë dhe nuk ka të drejtë të të implikohet në zgjedhjet që janë demokratike dhe koncesuale, ata bënë shkelje të padrejtë që është në kundërshtim me postulatet demokratike të zgjedhjes së institucioneve kredibile nga shumica parlamentare, jo të bëjë kufizime drakonike dhe autoritare të ndalesave për zgjedhjen e lire të pushtetit përmes akterëve pjesëmarrës, por të afirmoj zgjidhje racionale, ku vendosë shumica, jo pakica parlamentare së bashku me votat e rezervuara. Pra GJK me një vendim arbitrar i ka mundësuar pakicës parlamentare të krijojë kriza institucionale dhe konstitucionale duke rritur dronë e krizave të vashdueshme politike në vend. Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtën e përzierjes në ndërtimin e shtyllave të pushtetit, ngase kështu ka prishur balansin e tri shtyllave të rëndësishme të pushtetit, duke i marrë ingirencat e parlamentit, si organi më i lartë i pushtetit, ku ka burimin institucional edhe vet Gjykata Kushtetuese, Presidenti dhe Qeveria. Gjithashtu nuk ka të drejtë as të kufizojë të drejtën e zgjedhjeve dhe zgjidhjeve te lira për parliament dhe nga parlamenti, sepse në rastin konkret parlamenti është tërsi e zgjedhjeve të lira, dhe  është produkt i tyre. Nuk mbahen zgjedhjet e lira për të krijuar pastaj frakcione, ku roli i dy tre deputetëve të pakicës të jetë më i madhë se i vetë shumicës parlamentare, sic ka ndodhur në zgjedhjet e fundit, ku opozita në fakt është shumicë parlamentare e zgjedhjeve të drejtpërdrejta demokratike,

Sitemi politik është i blerë dhe i korruptuar plotësisht…

Pra vet sistemi zgjedhor nuk është demokratik, por është diskriminues ndaj shumicës shqiptare, ngase kështu i tërë sistemi politik është korruptuar prej votave të rezervuara, që kanë një përqindje minore të elektoratit, por kanë fuqi ektreme të pushtetit. A nuk është tregues I mjaftueshëm rasti i Teuta Rugovës dhe i AKR-së, se sitemi politik është i blerë dhe i korruptuar plotësisht, apo rasti tjetër kur për rritjen e pagave të veta dha pasjtimin Gjykata Kushtetuese, kjo është shkleje flagrante e paanësisë juridike, duke dhënë favore vetes. Votat e rezervuara po diktojnë që grupet parlamentare që krijohen brenda parlamentit të shndërrohen në grupe të interesit biznesor-individual, jo që përqojnë me shumicë racionale besueshmërinë e votuesit. Nëse supozojme se vendimi i GjK ishte parandalues, sikurse në rastin konkret kur u krijua koalicioni sundues me numra të “mëdhenjë” u mashtrua populli, sepse për dallim nga fushata ofertuese u kufizua demokracia, atëherë ashiqare u shndërrua parlamenti në shtëpi korrektuese, jo në shtëpi të popullit, pra qytetarit/qytetarëve iu ndalua e drejta te mendoi politikisht si dhe i kufizua e drejta e mendimit te lirë dhe e gjetjes së zgjidhjes racionale... Problemi nuk është pra, çka ka thënë, apo porositur GJK, në rastin konkret, sepse askush nuk konteston cili ishte garues më i mirë, le t'i jipet edhe mirënjohje, sepse mendimet e çdo gjykate  janë në emër të popullit, por ajo nuk ka të drejtë të drejtë të implikohet në sistemin zgjedhor! E drejtë e saj do të ishte sikur të merrte në shqyrtim të dy anët, dhe të jipte zgjidhje, dhe të merrte parasysh faktin çka do të ndodhë nëse partia fituese e zgjedhjeve nuk i ka fituar votat e mjaftueshme për të udhehequr, cila është zgjidhja kreative e arsyeshme dhe optimale. Është pra alternativa tjetër, shumica e tërsise së trupit të zgjedhur electoral. Me shumicë nenkuptohet ata qe kane shumicen parlamentare. Pra është e patolerueshme të fyhet e drejta elementare e qytetarit për të votuar, zgjedhë dhe zgjedhur përmes votës së lirë demokratike të nëpërkëmbet nga Gjykata Kushtetuese, që ka reperkusione brenda në parlament dhe në bartësit e institucioneve publike, duke përfshirë edhe udhëheqjen e ndërmarrjeve publika nga një pakicë që nuk ka legjitimitetin e votës qytetare. Mos realizimi i kësaj të drejte apo përpjekja për pengim bie ndesh me parimet etike, morale civilizuese të ligjit demokratik dhe demokracisë parlamentare...

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat