Çështja e Kosovës në dritën e së drejtës ndërkombëtare - Bota Sot
Çështja e Kosovës në dritën e së drejtës ndërkombëtare

Kolumne

Çështja e Kosovës në dritën e së drejtës ndërkombëtare

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 24 tetor 2018 Në ora: 12:59
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Përpjekjen dhe luftën politike paqësore (1990-1998) të popullit shqiptar në Kosovë për realizimin e së drejtës së vetëvendosjes dhe të pavarësisë, që nënkuptojnë daljen nga kthetrat e përgjakshme të zgjedhës koloniale shekullore serbe, shteti policor , militar dhe paramilitar i Sllobodan Milllosheviqit i ka injoruar në tërësi (duke përdorur forcën, propagandën dhe luftën speciale subversive në format më brutale), njësoj sikurse të gjitha regjimet e mëparshme koloniale serbe në trojet etnike të Shqipërisë Lindore.

Historikisht, që nga Kongresi i Berlinit(1878), shqiptarëve në Kosovë dhe në viset e tjera lindore të Shqipërisë Etnike, u është mohuar e drejta vetëvendosjes, gjë që (dikur dhe sot) është në kundërshtim flagrant, jo vetëm me të drejtën ntayrore, legjitime dhe historike të popullit shqiptar, por edhe me parimet, me normat dhe me rregullat e së drejtës ndërkombëtare. Pikërisht në këtë kontekst, kur jemi duke hyrë në shekullin XXI ( në erën e kompjuterizimit dhe të njësimit të kuturave të ndryshme të popujve të EVropës) Kosova është ende koloni  e Serbisë. Ky fenomen është I PAJUSITIFIKUESHËM për historinë dhe për parktikën e  së drejtës ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve politike ndërkombëtare ngase në zemër të Evropës konsiderohet si CASUS CUI RESISTI NON POTEST?!

Ndërkaq, në Azi dhe në Afrikë, fenomeni i kolonializmit, tanimë është inekzistent.

Trajtimi I Kosovës si çështje koloniale për Serbinë militariste të Slobodan Milosheviqit,  “është i paqëndrueshëm” madje edhe  “i skajshëm”, por për Kosovën dhe për shqiptarët është çështje e pashmangshme, që kërkon zgjidhje të ngutshme dhe të drejtë. Pavarësisht nga ushtrimi i terrorit gjenocidal dhe nga politika nga pozita e forcës (të mbështetur në logjikën dhe në filozofinë e argumenteve të shtrembëruara dhe të falsifikuara të histrisë dhe të politikës serbomadhe hegjemoniste, në disfavor të drejtave historike, politike dhe kombëtare të popullit shqiptar) së regjimit actual të Beogradit, kërkesat tona politike dhe strategjike, duhet të përqëndrohen sine qua non në jetësimin e së drejtës së vetëvendosjes dhe të pavarësisë si në Kosovë, ashtu edhe brenda kufijve lindorë të Shqipërisë etnike, që sot ende ndodhen në sundimin e egër të sistemit kolonial  serbomalazias dhe maqedonas.

Kisha Ortodokse Serbe dhe shkenca serbe në funksion të gjenocidit serb në Kosovë

 Edhe pse kërkesa jonë për pavarësinë dhe  për sovranitetin e Kosovës, është në përputhje të plotë me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare punlike dhe të Kartës së Organizatës së Kombeve tëBashkuara, këtë e kundërshton dhe e mohon kuazishkenca “ndërkombëtare” e djeshme dhe e sotme serbomadhe, duke cilësuar si  “kërkesë gjenocidale”!?

Duhet të nënvizojmë se, edhe dokumentet hisoriko-politike dhe diplomatike gjermane dhe austriake me të drejtë provojnë se Patrikana e Pejës (1557) e ka luajtur rolin dominant në ndërtimin dhe në përhapjen e ideve serbomëdha .Kjo ngrehinë e re shtetërore teokratike ortodokse serbe (në kuadrin e shtetit turk), 100 vjet pas shthurjes së Serbisë mesjetare (1459-1559), merrte mbi vete për detyrë që në emër të idesë ortodokse serbe të pushtonte gjithë Ballkanin, sidomos pjesën e tij veriperëndimore.

Shtrembërimi i histories së popujve të Ballkan

it, në veçanti të popullit shqiptar, nga ana Kishës Ortodokse Serbe dhe e shkencës falsifikatore serbe, ndikoi fuqishëm edhe në rrjedhat e shkencë evropiane, e cila Serbisë i hapi shtigje të reja për shtrirjen   e hegjemonisë dhe të pushtimeve ekspansioniste koloniale. Pikërisht mbi këto baza edhe shkenca e sotme serbe ( e viteve 90 të shekullit XX), është në funksion të zhvillimit të politikës së tillë ndaj shqiptarëve dhe trojeve të tyre etnike. Këtë e provon edhe botimi i librit me titull “Medjunarodno javno pravo”, Naucna kniga, Beograd, 1990, shkruar nga autorët: Prof.Dr.Smila Avramov dhe Prof.Dr. Milenko Kreqa, të cilët (edhe pse janë specialist të së Drejtës Ndërkombëtare Publike) nuk kanë mundur të lirohen nga paragjykimet dhe konceptet stereotype të nacionalshovinizmit mitoman etnocentrist serb, edhe pse ky tekst i tyre është me përmbajtje juridike ndërkombëtare, ku sipas kritereve  të metodologjisë shkencore, assesi nuk lejohet që normëzimi  i së drejtës ndërkombëtare publike të ndërtohet sipas inter[retimeve arbitrare e tendencioze individuale, siç kanë vepruar në këtë rast këta dy autorë racistë serbë.

Ndonëse në këtë tekst universitar  janë eliminuar njësitë e mëparshme të karakterit ideologjik të sistemit paraprak, autorët, të prirur dhe të “pjekur” nga idetë nacionalshoviniste dhe raciste serbomëdha, nuk kanë mundur të heqin dorë nga recidivët e dikurshëm të historiografisë tendencioze, subjektive dhe falsifikatore serbomadhe, të krijuar në dëm të interesave kombëtare, shtetërore dhe territorial të popullit shqiptar. Këtë e ilustrojnë “shkencërisht”  me këtë shembull : “ NA PRIMER, GENOCID NA KOSOVU OSTVARUJE SE POD GESLOM ETNICKI CISTO KOSOVO”, f.2007, ku flitet për veprat penale dhe për përgjegjësinë individuale me karakter ndërkombëtar.

Në të vërtetë, citati “PËR SHEMBULL, GJENOCIDI NË KOSOVË PO REALIZOHET NËN PARULLËN KOSOVA ETNIKISHT E PASTËR””,f.2007,  është sajuar me qëllim që Prof.Dr.Smila Avramov dhe Prof.Dr. Milenko Kreqa, të “begatojnë” dhe të “zgjerojnë” përkufizimin e gjenocidit. Mirëpo, për fat të keq, në rastin konkret e kanë bstarduar përkufizimin ekzistues të nocionit të gjenocidit, ngase deri tani në doktrinën e së drejtës ndërkombëtare, migrimet e ndryshme të popujve nuk trajtohen si elemente  të gjenocidit, por kanë vetëm karakter ekonomik, dhe asgjë tjetër. Futja e   parullës propagandistike serbomadhe ( “KOSOVA ETNIKISHT E PASTËR) si element të zgjerimit të përkufizimit të gjenocidit, në normëzimin e kësaj  lënde shkencore, jo vetëm që  nuk ka kurrfarë peshe dhe vlere  të shkencës juridike ndërkombëtare, por mbi të gjitha është një nonsense  me përmbajtje raciste barbarike, që në thelb nënkupton koherencën dhe vazhdimësinë e politikës së egër shtypëse të kolonizimit serbomadh, që tani përpiuthet në tërësi me kryerjen e  gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Si mund të cilësohet parulla propagandistike “KOSOVA ETNIKISHT E PASTËR (S.Avramov dhe M.Kreqa aludojnë në kërkesën KOSOVA REPUBLIKË), se ka karakter gjenocidal, derisa dihet se kjo kërkesë e ka bazën e vet në të drejtën natyrore dhe historike, politikisht është e qëndrueshme dhe racionale, de jure në kuptimin  e së drejtës ndërkombëtare është e pakontestueshme dhe kjo nuk përmban kurrfarë “motoje”  dsikriminuese e segregacioni ndaj pakicës serbe dhe ndaj pakicave të tjera në Kosovë.

Një qasje  e tillë “shkencore”  ndaj çështjes koloniale të Kosovës nga këta dy autorë serbë, përbën vetëm një tezë spekuluese me përmbajtje dhe me prapavijë të thellë propagandistike dhe politike antishqiptare, që përputhet plotësisht me tezat e trilluara dhe të shpifura  serbomëdha “separatizëm”, “secesionizëm” dhe “terrorizëm”, të cilat, gjithashtu janë prodhim epokal  i kishës, i shkencës dhe i politikës hegjemoniste serbe, se gjoja shqiptarët nuk kanë kurrfarë të drejte historike mbi truallin e vet etnik shekullor dhe, ndonëse “janë minoritet” po pretendojnë ta shkëpusin  Kosovën nga “integriteti territorial i Serbisë”, me qëllim që t’ia bashkëngjesin “Shqipërisë së Madhe”. Trillimet, spekulimet dhe akuzat e këtilla,  me qëllim  të mohimit të së drejtës legjitime të popullit shqiptar të njohjes së shtetësisë, të pavarësisë dhe të sovranitetit, janë kompatibile vetë me konceptet dhe me idetë  mitomane  serbomëdha të Kishës Ortodokse Serbe, që pikëmbështetjen e kanë në programin famëkeq  të “Naçertanija” të Ilija Garashaninit (1844);  në veprat nacionalshoviniste të Dositej Obradoviqit (1783), të mitropolitit të Karllovcit të Sremit, Stefan Stratimiroviq (1804), të Jovan Subotiqit (1839), i cili konsiderohet si një nga armiqtë më të përbetuar të ilirëve dhe të Illyrisë, të Jovan Cvijiqit, të Vladan Gjorgjeviqit, të Dobrica Qosiqit, të Vasa Qubrilloviqit, të Ivo Andriqit…etj. Pra, edhe sot (1997) pas shumë shekujsh, nga idetë dhe nga programet e këtilla serbomëdha, nuk kanë mundur të lirohen (në prag të shekullit XXI) as Prof.Dr.Smilja Avramov e as Prof.Dr. Milenko Kreqa, edhe pse në tekstin e tyre “E Drejta Ndërkombëtare Publike (1990) nuk bëhet fjalë për kurrfarë çështjeje ilire. Megjithatë, në kaptinën e tretë “Të drejtat e njeriut – etapa e re në zhvillimin e bashkësisë ndërkombëtare”, ndonëse nuk ua zënë emrin  në gojë, shqiptarët i akuzojnë  (me paturpësinë më të madhe dhe, pa asnjë argument juridik  shkencor) për kryerjen e “veprave terroriste” në Kosovë.!?

Sa më sipër “KOSOVA ETNIKISHT E PASTËR”, nuk  është slogan i kurrfarë politike shqiptare, por program afatgjatë  i politikës dhe i sistemit të institucionalizuar kolonial të Serbisë, që t’i shfarosë shqiptarët dhe t’i spastrojnë nga territoret e tyre etnike të SHQIPËRISË LINDORE ( në veçanti në Kosovë, sepse me pavarësimin e saj, kolonialistët serbë dhe Serbia e Madhe, do t’i.  “humbasin” edhe edhe territoret e tjera autoktone ilire-shqiptare: Nishin, Prokuplen, Vrajën, Leskocin, Kurshumlinë, Bllacën Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën etj.). Pra, në këtë kontekst nuk kemi të bëjmë me kurrfarë “parulle”, që  i referohet shpërnguljes së minoritet serb nga Kosova. Për më tepër, nuk kemi të bëjmë me kurrfarë gjenocidi shqiptar ndaj serbëve dhe malazezëve (dikur e as sot), por këtu  dy juristët serbë të së Drejtës Ndërkombëtare Publike, S. Avramova dhe M.Kreqa kanë ndërruar tezën se, Serbia dhe Mali i Zi janë ato, që gjatë shekujve Ii kanë kolonizuar territoret e Shqipërisë Etnike Veriore dhe Lindore (duke përfshirë edhe Kosovën), duke kryer gjenocid ndaj shqiptarëve (1878-1997).

Në këtë kontekst, duhet të analizohet problemi kolonial i Kosovës, duke aplikuar të drejtën e vetëvendosjes dhe të drejtën e vetëmbrojtjes.

(Burimi: Dr. Mehdi HYSENI, “Dituria Islame, viti XIII, Nr.100, shkurt 1998, f.57-58).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...