E drejta e vetëvendosjes së Kosovës sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara - Bota Sot
E drejta e vetëvendosjes së Kosovës sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara

Kolumne

E drejta e vetëvendosjes së Kosovës sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 25 tetor 2018 Në ora: 10:29
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Pa marrë parasysh faktin se në doktrinën e së drejtës ndërkombëtare publike (gjatë zhvillimit dhe novelimit të saj), pothuajse në mënyrë permanente është debatuar është e drejta e vetëvendosjes parim apo rregull e së drejtës ndërkombëtare publike. Kjo e drejtë sot zë vend të merituar në sistemin e së drejtës pozitive ndërkombëtare.

 Para së gjithash,  në saje të Kartës së Kombeve të Bashkuara, e cila krahas detyrimit të aplikimit të së drejtës së vetëvendosjes, përbëhet edhe nga elementet kryesore konstituive të saj. Sipas Nenit 1, paragrafi 2 të Kartës së OKB-së, një nga objektivat parësore të Kombeve të Bashkuara është: “ Të zhvillojmë midis kombeve marrëdhënie miqësore, të mbështetura në respektimin e parimit të barazisë së të drejtave të popujve dhe të së drejtës së tyre  të vetëvendosjes dhe, të marrim çdo masë tjetër që mund të forcojë paqen në botë”.(Karta e Kombeve të Bashkuara dhe Statuti i Gjykatës Ndërkombëtare, “8 Nëntori”, Tiranë, 1978, f.11).

Gjithashtu, në Nenin 55 të Kartës së OKB-së në mënyrë të prerë parashikohet respektimi i parimit të sovranitetit dhe të vetëvendosjes së popujve,  i cili njëherazi është  edhe bazë e detyrimit që del nga Neni 56, ku flitet se veprimi i anëtarëve të Kombeve të Bashkauara në fushat e bashkëpunimit ekonomik e shoqëror, si dhe të drejtat e njeriut, duhet të mbështeten (ndër të tjera) edhe nbi këtë parim.

Pikërisht nga dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara rezulton që jetësimi i së drejtës së vetëvendosjes së popujve është detyrim juridik për të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara, që nuk ka të bëjë vetëm me detyrimet e tyre të ndërsjella, por edhe me marrëdhëniet e tyre ndaj popujve, të cilët nuk i përkasin strukturës së OKB-së, dhe të cilët luftojnë për liri (në rastin konkret edhe shqiptarët e Kosovës) në përputhje me Deklaratën për territoret joautonome (KREU XI) dhe me dispozitat e sistemit ndërkombëtar të kujdestarisë (KRERËT XII dhe XIII). Detyrat   e këtij sistemi të qeverisjes së popujve, që nuk e kanë fituar pavarësinë e tyre, janë të gërshetuara me elementet e paragrafit 2 të Nenit 1, si dhe të neneve 55 dhe 56 të Kartës së OKB-së, që bën të mundur të përkufizojmë të DREJTËN E VETËVENDOSJES SË POPUJVE, si  një nga normat më fundamentale të së drejtës ndërkombëtare publike, duke e konasidweruar si një nga normat që përbëjnë bazën e qenësisë së shteteve të pavarura. Pikërisht nga respektimi dhe nga njohja e së drejtës së vetëvendosjes së popujve varet edhe krijimi i shteteve të reja sovrane, zhvillimi i bashkëpunimit dhe  i marrëdhënieve miqësore ndërmjet të gjtiha shteteve, si dhe ruajtja e pqes dhe e sigurisë ndërkombëtare në përgjithësi.

Meqë nuk vihet në dyshim detyrimi i anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, që të respektojnë të drejtën e vetëvendosjes së popujve, me t’u krijuar OKB-ja si organizatë universale ndërkombëtare, ajo konsiderohet si një nga garancitë më thelbësore të lirisë dhe të barazisë së popujve dhe të shteteve  dhe, si bazë e ligjshme e luftës popupjve për t’u çliruar nga shtypja dhe nga shfrytëzimi i egër  i sistemit kolonial.

Në këtë kontekst, duhet të trajtohen format dhe aspektet juridike ndërkombëtare të çështjes koloniale të Kosovës, sepse pa marrjen në konsideratë të drejtës së vetëvendosjes të pppullit shqiptar në Kosovë, është absurd çdo çasje tjetër e zgjidhjes së drejtë dhe përfundimtare të këtij problemi.

Përpjekjet tona dhe vullneti ynë i shprehur në dokumentet e miratuara historike, juridike, politike dhe kushtetuese (Deklarata Kushtetuese e 2 KOrrikut 1990; Kushtetuta e Kaçanikut, 7 shtator 1990, si dhe Referendumi gjithëpopullor 26-31 shtator 1991)  janë në përputhje të plotë me parimet dhe me rregullat e së drejtës  ndërkombëtare, si edhe me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Këtë e provon edhe Rezoluta (1514/XV e dates 14.12.1960) e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e cila përbëhet edhe nga Deklarata për njohjen e pavarësisë së vendeve dhe popujve kolonialë. Në Nernin 1 të kësaj Deklarate, thuet: “ Nënshtrimi i popujve shtypjes, dominimit dhe shfrzytëzimit të huaj është mohim  i të drejtave themelore të njeriut,është në kundërshtim flagrant me dispozitat e Kartës së OKB-së dhe pengon përparimin e bashkëpunimit dhe krijimin e paqes së p?rbotshme”. Më tutje sipas Nenit 2 të kësaj Deklarate : “Të gjithë popujt gëzojnë të drejtën e vetëvendosjes, kun ë bazë të kësaj të drejteje këta lirisht mund të vendosin për rregullimin e vet politik, si dhe për zhvillimin e vet ekonomik, shoqëror dhe kulturor”.

Me t’u miratuar Karta e OKB-së në San Francisko, më 26 qershor 1945 ( e cila ka hyrë në fuqi më 24 tetor 1945), instituti  i së drejtës së vetëvendosjes (ndryshe nga cilësimi përgjithësues, i stipuluar në Paktin e Lidhjes së Kombeve më 1919) zë një vend të merituar në Kartën e OKB-së.

 Në këtë vështrim të së drejtës së stome ndërkombëtare, mund të trajtohet edhe e drejta e vetëvendosjes së Kosovës, e drejtë kjo, që shqiptarëve si kolektivitet po u mohohet me forcë, me terror dhe me terrorizëm nga regjimi okupues kolonial serb. Sipas së drejtës pozitive ndërkombëtare : a) E drejta kolektive u përket të gjithë popujve, kjo u bënë të mundur që të shpallin të drejtën e vet të vetëvendosjes dhe të pavarësisë, të fromojnë shtetet  e veta  sovrane dhe të pavarura, duke pranuar forma të ndryshme bashkëpunimi me popuj dhe me shtete të tjera (ashtu siç parashikojnë edhe objektivat dhe  parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara); b) E drejta kolketiove shprehet në realizimin e plotë sovranitetit, që nënkupton të drejtën e zgjedhjes së lire të sistemit ekonomik dhe politico-shoqëror të brendshëm dhe të caktimit të kahut të zhvillimit të tij, si dhe zotërimin e lirë të burimeve të pasurive natyrore në territorin sovran vetjak dhe në mbrojtjejn e tërësisë territoriale dhe të mëvetësisë politike të shtetit të vet nga të gjitha format e ndërhyrjes së jashtme; c) E drejta kolektive nënkupton jetësimin e së drejtës së vetëvendosjes, në bazë të së cilës shteti i ri fiton veçori të subjektit juridik ndërkombëtar, organizëm ky, i cili më pastaj gëzon të drejtën e aderimit në në OKB dhe në organiztat e tjera ndërkombëtare, dhe në kuadrin e rendit ekzistues  juridik pozitiv ndërkombëtar, do të zhvillojë bashkëpunim dhe marrëdhënir me të gjitha shtetet dhe me të gjithë popujt e tjerë; ç)  Mohimi i së drejtës kolektive, është njëkohësisht edhe mohimi i së drejtës së vetëvendosjes; d) Realizimi i së drejtës së vetëvendoesjes së popujve u garantohet me Kartën e OKB-së;  dh) Njohja dhe respektimi i të drejtës së vetëvendosjes nënkupton edhe detyrimin e përgjithshëm juridik ndërkombëtar sipas së drejtës ndërkombëtare publike; e) Shkelja dhe mohimi i së drejtës së vetëvendosjes kërcënojnë paqen dhe sigurinë kolektive ndërkombëtare, që  si rrjedhim mund të passjell  krijimin e mundësisë së ndërhyrjes së Kombeve të Bashkuara, duke u bazuar në Kartën e saj dhe në rregullat dhe në parimet e së drejtës ndërkombëtare.

(Burimi: Dr. Mehdi HYSENI, “Dituria Islame, viti XIII, Nr.100, shkurt 1998, f.58-59)                                                                        

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...