Holokausti i Shqiptarëve nga Serbia (1912-1913)!

Kolumne

Holokausti i Shqiptarëve nga Serbia (1912-1913)!

Nga: Sami Arifi Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 12:30
Sami Arifi

Në qarkun e Gjakovës, në fshatin Bobaj, u rrahën keqas katër ushtarë serbë të cilët po përpiqeshin të përdhunonin një grua. Menjëherë mbi Bobaj ra hekuri e zjarri i një ekspedite ndëshkuese. Asaj iu vu flaka. Ku gjithçka ishte kthyer në shpuzë e hi, ushtarët serbë hasen në 70 shqiptarë katolikë të cilët po ktheheshin në fshatin e tyre, nga pazari. Ushtarët kryen gjakderdhjen e grupit. Në Prizren, prifti katolik nuk është lejuar që të bënte përshpirtjen e fundit të të vdekurve. Kushdo që takohet me priftin del para gjyqit ushtarak. Në një raport të ardhur prej Durrësit më 8 mars, mësohet se janë djegur e rrafshuar për tokë fshatrat e mëposhtme: Ses, Larushk, Minikel, Scej dhe Gromen. Në Ses, gra, vajza dhe një sasi fëmijsh, gjithsej tetëdhjetë shpirt, janë kyçur ndër shtpia të cilëve u ishte dhnë flaka.

Banorët e fshatrave për qark Krujë-Kurbin kanë ikur maleve për të shpëtuar kokat, duke e lënë tërë pasurinë që kishin. Edhe ish-konkurenti i Stalinit për president në Rusi, me origjinë hebreje (izraelit), pas vdekjes së Leninit, Leon Trocki, dëshmitar i masakrave serbe ndaj shqiptarëve në Shkup, bashkëpuntor i gazetës më të rëndësishme të asaj kohe, dhjetor i vitit 1912 e gjenë atë si i dërguar special i gazetës ruse “Kievskaja Mils” në Shkup, pra, në këto rrethana për të bërë një reportazh lufte. Kjo gazetë në atë kohë ishte më e madhja dhe më e rëndësishmja që botohej në Kievë në gjuhën ruse, jashtë kryeqytetit rus, Moskës. Këtë pushtim Trocki e raporton përmes gazetës se, u shoqërua me masakra, gjenocid masiv ndaj popullatës shqiptare krejtësisht të paarmatosur, ku sipas shtypit të kohës, gjatë kësaj ofenzive humbën jetën rreth 250. 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) shqiptarë në mënyrën më barbare përmes djegjes për së gjalli të grave, fëmijëve pleqëve, madje edhe duke u prerë barkun grave shtatzëna me bajonetë, e duke nxjerr fëmiun dhe duke e ngulit atë në majë të bajonetës. Trocki konkludoi se: serbët në të ashtquajurën “Serbi e Vjetër”, në përpjekjet e tyre kombëtare për të përmirësuar shifrat në statistikën etnografike, të cilat nuk u konvenojnë, i kanë hyrë thjesht një shfarosje sistematike të popullatës shqiptare myslimane, po edhe të tjerëve me përkatësi jo ortodokse.

Shtabi Suprem i Armatës serbe përveç që bënte terror e masakra mbi popullatën shqiptare, organizonte skenar me urdhëra urgjente, sipas të cilit para opinionit ndërkombëtar duhej krijuar përshtypja, sikur shqiptarët kudo në zonat e okupuara ishin qenësisht të interesuar që trojet e tyre t’i bashkëngjiteshin Serbisë e jo të mbeteshin në “Shqipërinë Bregdetare”. Nuk dihet me siguri se sa skenar të tillë qenë organizuar në terren, por dokumentacioni në dispozicion na mundëson t’i përmendim disa sosh. Telegrami i ministrit të jashtëm italian San Xhuliano (A. Di San Guliano) të datës 20 dhjetor 1912, drejtuar ambasadave, të Italisë në Beograd, Berlin, Stamboll, Londër, Petersburg dhe Vjenë ku ndërmjet tjerash nënvizohet: Në Tiranë, Kavajë, Shijak, serbët i detyrojnë shqiptarët myslimanë dhe shqiptarët katolikë të firmosin peticionin në gjuhën serbe, me të cilën deklarojnë se janë të kënaqur me opinionin serb.

I njejti skenar u përsërit edhe në Rrafshin e Dugagjinit, ku mund të paraqesim disa pjesë të telegramit të dhunshëm dhe të inskenuar ndaj qytetarëve të Prizrenit me rrethinë, drejtuar Konferencës Ambasadorëve në Londër, më 26 dhjetor 1913: Para jush përfaqësues të Fuqive të Mëdha është zgjidhja e çështjes jetike të egzistencës dhe prosperitetit të fisit tonë në këto anë. Prandaj më poshtë të nënshkruarit në emër të banorëve të qytetit të Prizrenit dhe regjionit të tij, ju lusim për përkrahje të mëshirëshme, që me rastin e zgjidhjes së fatit tonë mos t’na bashkëngjitni me Shqipërinë Bregdetare, por të na lini në shtetin serb, në qoftëse na dëshironi një rehati kulturore dhe prosperitet ekonomik, ne jemi të origjinës serbe. Krejt s’fundi kësaj storie propagantistike serbe, të shtojmë se edhe aleati jugor i Serbisë, Greqia pak më vonë do të përdorë të njejtat metoda. Me 12 mars 1913 shkruan gazeta italiane nga Trieshta “Albanische  Correspondenz”, si vijon më poshtë: Lajmet që vinë nga Tirana, bëjnë të ditur se serbët nisën edhe një valë të re vrasjesh e masakrash në rrethinat e Tiranës.

Banorët e një rrethi të lagjes së Tiranës strehuan një sasi vullnetarësh shqiptarë dhe u dhanë për të ngrënë. Me të marrë vesh këtë, komandanti i trupave serbe të pushtimit, urdhëroi divizionin e tij që të rrethoi atë lagje. Si përfundim të gjithë shtëpit e asaj lagje, përfshirë këtu edhe kullën e Faut Bej Toptanit, u kthyen në grumbuj hiri. Shtatëmbdhjetë burra u dogjën të gjallë. Tetë burra dhe dy gra u ekzekutuan me plumb. Ishin bërë të gjitha manovrimet kundër kishës katolike të Janjevës (me katër qind familje kryesisht të origjinës sllave) me qëllim që besimtarët të detyroheshin (me forcë) që të heqnin dorë nga feja e tyre. Në këtë peshkopatë për disa shekuj rrinin tetëqind katolikë, të ashtquajtur “Laramanat”, të cilët gjatë okupimit turk e fshihnin identitetin e tyre fetar. Kur ikën turqit e arritën serbët, disa qindra prej tyre deshën që të regjistroheshin tanimë si katolikë. Por, pas ardhjes së përfaqësuesve të qeverisë serbe , atyre iu deklarua përfundimisht: “Ose myslimanë, ose ortodoksë, por jo katolik”. Pran altarit të Letnicës ndodhej një fshar që quhej Shashare që kishte nëntëqind familje, që të gjithë katolikë. Kur Shasharën e morën serbët, mblodhën të gjithë burrat pa përjashtim, dhe i lidhën. Mbasandej filluan t’u plaqkitnin shtëpiat e t’u përdhunonin vajzat e gratë në mënyrën më të neveritshme. Poashtu edhe në Nashec, tridhjetë burra po rrinin krejt të qetë në punë të vet. U vranë pa asnjë shkak brenda një dite. U vranë për të vetmin “krim” që kishin bërë,-e kishin quajtur vehten shqiptarë katolikë.

Edith Durham ndodhej në Mal të Zi gjatë tetorit të vitit 1912; kur kishte marrë fund lufta në Kosovë, atashehu ushtarak britanik e luti atë që të shkonin së bashku për të vizituar Prizrenin. Por, pushteti serb ua ndaloi udhëtimin. Siç i kujtohet asaj më vonë: “I pyta malazezët e plagosur pse nuk më lejohet që të shkoi atje, ndërsa ata qeshën dhe më thanë: “Nuk kemi lënë atje asnjë shqiptarë me hundë të paprerë”! thënja e tillë e ushtarit malazez, nuk ishte e këndëshme për një oficer britanik”. Pas do kohësh, Durham vizitoi një postë të avancuar në Shqipërinë e Veriut, ku pati rastin të shihte ushtarë osmanë të zënë robër me hundë dhe buzët e sipërme të prera. Më 1914 një komision ndërkombëtar i hetimeve, i themeluar në fondacionin amerikanë  Karnegi, publikoi hetimet e veta. Megjithëse nuk pati guximin që të njoftonte numrin e përgjithshëm të shqiptarëve të vrarë, raporti përfundonte se në të vërtetë ndaj shqiptarëve ishte zhvilluar një persekutim sistematik: “Shtëpi dhe fshatëra të tëra ishin bërë hi e pluhur, ishin masakruar njerëz të pafajshëm e të paarmatosur,...,Të këtilla ishin mjetet që u përdorën dhe ende po përdorën nga ushtria serbo-malazeze, me qëllim të ndryshimit rrënjsor të strukturës etnike të rajoneve të banuara ekskluzivisht nga shqiptarët”.

Për konvertimet me dhunë në fenë ortodokse dhe therjet e klerikëve shkruan edhe gazeta “Neue Freie Presse” më 20 mars 1913. “Më 7 mars në rrethin e Gjakovës, ushtarët serb u bënë bashkë me priftërinjtë fanatik ortodoksë. Ata lidhën afër 300 (treqind njerëz, burra, gra dhe fëmijë, dhe duke i kërcnuar se do t’u merrnin frymën u kërkuan që të ndryshonin fenë e tyre. Midis të lidhurve me litar ishte edhe prifti Angelus Paliç. Një prift ortodoks, duke drejtuar gishtin nga grykat e armëve që kishin vënë në shenjë robërit, iu drejtua atyre: “Ose firmosni që jeni kthyer në fenë tonë unite, të vërtetë, ose, ndryshe, ushtarët, këta kalorës të Zotit do t’ua sikterrosin shpirtërat në skëtërrë: Të lidhurit nënshkruan fletën ku ishte shkruar që më parë deklarata e kthimit në fenë ortodokse.

Më në fund i erdhi radha At Angelusit. Ishte i vetmi person i cili qetësisht dhe me plot dinjitet kish kundërshtuar braktisjen e besimit të tij. At Angelusi këmbënguli në këtë edhe pasi i bënë thirrje disa herë. Ai refuzoi edhe kur iu lutën bashkëfshatarët e tij, të cilët tashmë ishin konvertuar me dhunë. Pastaj u shpalos sypari. Ai i një skene që askush nuk mund ta besojë të ngjas në shekullin e XX.

Pas sinjalit që dha prifti ortodoks, ushtarët iu hodhën françeskanit, i shtypën veladonin, ia hoqën nga trupi, dhe pastaj nisën ta godasin me kondakët e pushkëve. At Angelusi ra përdhe me disa brijë e kocka të thyera. Klerikët ortodoksë i urdhëruan ushtarët që të ndërprisnin goditjet. Ata e pyetën priftin e plaguar rëndë nëse ai tanimë do të vendoste për të ndrruar fenë e tij. Prifti tundi kokën përsëri dhe foli i qetë: “Nuk e Thyej besën”: At Angelusit iu vërtit një breshëri tjetër kondakësh. Një ushtar e shtypi fort bajonetën në mushkërit e priftit. Jeta e burrit fatkeq mori fund”.

Këto ishin karakteristikat e serbëve dhe malazezëve, konvertimi me dhunë i muslimanëve dhe i katolikëve në fenë ortodokse. Kjo u bë me një barbari të veçantë nga malazezët, të cilët kishin futur në dorë rajonin e Pejës; në maj të vitit 1913, konsulli austriak në Prizren raporton se 2.000 (dy mijë ) familje myslimane në qytetin Pejë tashmë ishin konvertuar, ndërsa ata që kishin refuzuar, ose ishin torturuar, ose ishin vrarë. E tërë popullata e Luginës së Baranit (një serë fshatrash shqiptare myslimane në juglindje të Pejës) ishin sjellë në qytet nga armata për t’u pagëzuar me dhunë, me ç’gjë çdo familjeje iu caktua edhe një kumbar ortodoks. Kundër shqiptarëve katolikë në zonën malaziase ushtrohej një presion i veçantë: një prift katolik nga Gjakova Luigj Palaj, jo vetëm që nuk qe në gjendje t’i shpëtonte famullitarët e vet nga konvertimi me dhunë, por më pas, për shkak të refuzimit për të bërë kryq në mënyrë ortodokse, u masakrua nga ushtarët. Nga fundi i marsit të vitit 1913, argjipeshkvi Lazër Mjeda ankohej se më se 1.200 (një mijë e dyqind) pjesëtarë të besimtarëve të tij ishin konvertuar me dhunë në ortodoksë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat