Serbia të vihet nën sanksione ndërkombëtare

Kolumne

Serbia të vihet nën sanksione ndërkombëtare

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 07:01
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

-Jo të qortohet Kosova ( të cilës, si rrjedhim i VETO-s së Rusisë i janë mbyllur dyert, që të jetë anëtare e OKB-së), duke e lënë në geto pa liberalizImin e regjimit të vizave, edhe pse ishte viktimë e gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, 1989-1999. Ky është turpi më i madh i drejtësisë së Evropës ndaj Kosovës, e cila qe 10 vjet (2008-2018) po lufton kundër përzierjes direkte dhe indirekte të Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës.

Për këtë padrejtësi juridike evropiane  ndërkombëtare ndaj Kosovës, fajtorë dhe përgjegjës kryesorë janë OKB-ja dhe BE-ja, të cilat qe një dekadë të plotë kanë lejuar dhe toleruar Serbinë të përzihet në çështje të brendshme të Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës (2008-2018).

Ky është problemi i deritashëm i pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë, JO ngritja e taksës 100%  ndaj mallrave dhe produkteve të Serbisë. Kjo është e drejtë ligjore e qeverisë së Kosovës, që ndëshkon JORECIPROCITETIN e këmbimit të mallarave mes Kosovës dhe Serbisë. Për këtë fajtore kryesore është Serbia, JO  qeveria e Kosovës!

-JO titullarët e presidencës, të qeverisë dhe të kuvendit të Republikës së Kosovës,  Hashim Thaçi , Ramush Haradinaj, Kadri Veseli e as Behxhet Pacolli (Ministër i Jashtëm), ASNJËRI PREJ TYRE, por OKB-ja dhe BE-ja janë  fajtore kryesore dhe mbajnë përgjegjësi direkte dhe indirekte sipas Kartës dhe sipas së drejtës ndërkombëtare, të cilat qe 10 vjet (2008-2018) po e lejojnë dhe po e tolerojnë Serbinë, që të përzihet në çështje të brendshme të Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës. Ky është  nonsens i pajusitifikueshëm  i shkeljes flagrante të normave, të parimeve dhe të standardeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Në këtë rast konkret, si politika e brendshme, ashtu edhe ajo e jashtme e Kosovës janë të pafuqishme, që ta ndalojnë përzierjen e Serbisë në punë të brendshme të Kosovës, edhe pse Serbia qe 10 vjet rresht (2008-2018) në mënyrë flagrante ka shkelur

Edhe pse Kosova nuk është anëtare e OKB-së, Serbia si anëtare e saj nuk ka asnjë të drejtë, që të përzihet në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës dhe, të asnjë shteti në botë, sepse një akt i tillë i  ndërhyrjes është i dënueshëm sipas Kartës së OKB-së dhe sipas normave, rregullave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare .

Përzierja 10-vjeçare e Serbisë në punë të brendshme të Kosovës, është akt antiligjor dhe shkelje flagrante e Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare, që drejtpërdrejt rrezikon bashkëpunimin, paqen dhe sigurinë rajonale dhe  ndërkombëtare.

Ndaj, para së gjithash OKB-ja në përputhje me dispozitat e Kartës së OKB-së, me rregullat dhe me normat e parimet e së drejtës ndërkombëtare, qe 10 vjet (2008-2018) e ka pasur për detyrë, që Serbinë ta sanksionojë ligjërisht, duke i vendosur sanksione përkatëse politike, ekonomike dhe tregtare etj. për shkak të përzierjes në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës, edhe pse kjo ende nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Fundja, Serbia  ka të drejtë që të mos e njohë Kosovën, por nuk ka asnjë të drejtë ligjore, që të përzihet në çështje të brendshme të Kosovës, si dhe të zhvillojë fushatë lobuese te shtetet e tjera të OKB-së dhe të organiztave ndërkombëtare (siç janë UNESCO dhe INTERPOLI), që të mos e njohin shtetin e ri të Kosovës.

“Mos i bini samarit, po gomarit” !

Pavarësisht nga “pazaret” për pushtet (pozitë –opozitë), duke kolaboruar me “srpska listën”, me korrupsionin, me oligarkizmin, me despotizmin dhe me nepotizmin etj., që të gjitha këto çojnë në dobësimin dhe në shkatërrimin total të institucioneve shtetërore, drejt zhbërjes së shtetit të pavarur të Kosovës, gjëqë këtë, në format më të rafinuara po e ndihmon dhe po e financon Serbia, që Kosovën ta “rikthejë nën sovranitetin kolonial të saj (1912-1999).

-Është Kosova shtet i pavarur dhe sovran apo “ekspoziturë” koloniale e Serbisë gjenocidale (1912-1999)?

-Nëse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, atëherë përzirja e Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës është vepër e dënueshme sipas Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare. Me një fjalë, një akt i tillë është delikt ndërkombëtar, që duhet të sanksionohet nga bashkësia ndërkombëtare në mënyrë që Serbia të parandalohet nga përzierja në punë të brendshme të Kosovës, si dhe  të parandalohet nga shkelja e normave, e parimeve dhe e rregullave  të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar.

Kjo është detyrë e OKB-së dhe e BE-së, JO vetëm e Kosovës së pavarur dhe sovrane.

Derisa Beogradi në çfarëdo forme përzihet në çështje të brendshme të Kosovës, Prishtina zyrtare ka plotësisht të drejtë të marrë masa dhe vendime konkrete ligjore dhe kushtetuese, që t’i mbrojë interest e saj vitale qofshin ekonomike, tregtare, politike, kulturore, ushtarake apo diplomatike, sepse është shtet i pavarur dhe sovran, JO  kurrfarë  “institucioni i përkohshëm” i Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale.

Këtë duhet ta kenë të qartë drejtuesit e Serbisë, Aleksandar Vuçiq (president), Ana Bërnabiq (kryeministre), Ivica Daçiq (nënkryeministër dhe minister i Jashtëm), Aleksndar Vulin (ministër i Mbrojtjes) dhe Marko Gjuriq ( “ambassadori” i zyrë së ndërlidhjeve të Serbisë në Kosovë). 

Derisa Serbia të mos heqë dorë nga përzierja në çështje të brendshme të Kosovës (duke lobuar nëpër shtete të ndryshme të botës dhe në organiztatat e ndryshme ndërkombëtare, siç janë edhe UNESKO dhe INTERPOLI…etj., që të mos e njohin pavarësinë e Kosovës, si dhe tek ato shtete, të cilat e kanë njohur Kosovën ( për shkak të diktatit dhe të ultimatumeve të Serbisë), tërhoqën njohjet e tyre: Grenada, Republika Dominikane, Surinami, Liberia, Sao Tome e Principe, Guinea Bisao, Burundi, Papua Guinea e Re dhe Lesoto.) Qeveria e Kosovës, duke u bazuar në ligjet përkatëse dhe në Kushtetutën e saj, e ka për detyrë  që t’i mbrojë interest e saj vitale qoftë ekonomike, politike, tregtare, gjeopolitike etj.

JO vetëm taksë tatimore 100%, por bllokim total të mallrave të Serbisë  derisa kjo ta njehë Kosovën

Kjo është e vetmja formë e ligjshme, që Kosova duhet ta zbatojë në praktikë (pavarësisht çfarë thotë politika  dhe padrejtësia antievropiane dhe antidemokratike, të cilat qe 10 vjet po e diskriminojnë dhe po e sabotojnë Republikën e pavarur të Kosovës (2008-2018), duke lejuar Serbinë që të përzihet në çështje të brendshme të Kosovës, vetëm që kjo të dështojë si shtet i pavarur në favorin e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999). Kjo formë e nënshtrimit dhe e shfrytëzimit të Kosovës, duhet luftuar me të gjitha mjetet ligjore, demokratike dhe paqësore në përputhje me standardet e OKB-së, të së drejtës ndërkombëtare dhe të rendit të ri juridik pozitiv ndërkombëtar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat