Kosova nuk është Saharë dhe në Kosovë nuk jetojnë beduinët!

Kolumne

Kosova nuk është Saharë dhe në Kosovë nuk jetojnë beduinët!

Nga: Agim Vuniqi Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 07:48
Agim Vuniqi

Ka kohë që në “youtube” plasohen disa video me përmbajtje “edukimi” fetar që shpërndahen nga portale dhe propagandues të agjenturave të ndryshme. Kur i shoh ato iritohem me përmbajtjen dhe mënyrën e paraqitjes së tyre në publik.

Predikimi “1001 netë” nën tenda...

Disa hoxhallarëve të rinj iu ka hi hileti në zuzë, ata le që janë injorant vet por më e keqja është që ata po përhapin injorancën te injorantët, ata duhet te kalojne 1001 netë në tende me bashkëmendimtarët e tyre pastaj të na tregojnë kush me kend mund të martohet... Këta të marrë nuk kuptojnë çka do të thotë lejohet nga nuk ndalohet, ose nuk lejohet, nga fjala ndalohet, ata duhet të kuptojne se nuk eshte rrezikuar shtimi natyror i njerezimit... Ka pra dallim semantika e fjalës nuk ndalohet prej lejohet, ndër sa ndalohet nuk le hapësirë të menduarit. Çështja është se libri i shenjtë “Kurani” është shkruar për të gjitha kohërat, prandaj dallohen rastet, pra duhet të kuptohet tërsia e mesazhit, nuk është njëjtë kur rrezikohet reprodukcioni normal i njerëzimit në fillet e para (kur numri i banorëve në planetin tokë ishte i vogël, në krahasim me kohën sot.

Shkenca thote se: Riprodhimi njerëzor është çdo formë e riprodhimit seksual që rezulton me fekondimin njerëzor, zakonisht që përfshin marrëdhënie seksuale ndërmjet një burri dhe një gruaje. Gjatë marrëdhënieve seksuale, ndërveprimi mes sistemeve riprodhuese të meshkujve dhe femrave rezulton me fertilizimin e vezës së gruas nga spermatozoidi i mashkullit. 

Kosova nuk është Saharë dhe në Kosovë nuk jetojnë beduinët!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat