Delegacioni i bedelëve - Bota Sot
Delegacioni i bedelëve

Kolumne

Delegacioni i bedelëve

Nga: Agim Vuniqi Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 18:35
Agim Vuniqi

Delegacioni nuk ka legjitimitet as demokratik, as konstitucional të përfaqësimit shtetëror, ai ka vetem karakter këshillues dhe korigjues të presidentit, asesi përfaqësues me të drejtë nënshkrimi.

PSD nuk është parti parlamentare

Qeveria e RK që moti e ka humbur legjitimitetin demokratik PANA+LS+ 10 deputetë (të partive politike, përfaqësuese të komuniteteve të turqeve, boshnjakëve, giranëve, ashkalinjëve, romëve, egjiptasëve), të dalur nga zgjedhjet parlamentare me daljen e LS nga qeveria. Ky legjitimitet u arnua me PSD-në, duke deleguar legjitimitetin institucional të përfaqësimit shtetëror nga kryeministri, në kinse delegacionin shtetëror. 

Çështja është se ky delegacion nuk ka legjitimitet as demokratik, as konstitucional të përfaqësimit shtetëror, ai ka vetem karakter këshillues dhe korigjues të presidentit, asesi përfaqësues me të drejtë nënshkrimi. Nga përbërja shihet qartë se opozita nuk është e përfaqësuar, ngase PSD definitivisht u pozicionua si pjesë e pozitës. Kështu si po shkojne punet çfarëdo dokumenti i nënshkruar mund të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, por sa do te vlen ai nëse bëhet ndërkombëtarisht obligues?

Pamjet nga parlamenti treguan një degjenerim të plotë te demokracisë. Të mësuar me pritje të LS për këthim nga Bgd. për të krijuar numrat e përfolur 61, po tentohet të improvizihet koncenzusi cili? Nëse një grup i deputetëve të rebeluar ka fituar mandatin nga nje parti parlamentare me program te qarte parlamentar, nuk ka te drejte as politike, as morale, por as ligjore (12 jane vetem individe pa baze zgjedhore), sepse sipas praktikes parlamentare ate e hargjuan (mbeshtetur ne vendimin e Gjykates Kushtetuese, te drejtes për koalicion, para procesit zgjedhor, jo pas tij). Futja ilegalisht ne parlament e nje partie te respektuar qe nuk fitoi zgjedhjet nuk mund te kete legjitimitet shteterore, duke deminuar voten e popullit dhe vet procesin dialogues te dyshueshem.

Nuk është ky një shembull i vetëm i "bedel-izmit" në politikë, do të ishte i pranueshëm disi si formë e propagandës partiake, por loja e re përbuzëse me politikën e saj të përfaqësimit, pse jo edhe e delegimit është jo vetëm e papranueshme por është edhe devalvim i tregimit të sukseshëm për krijimin e shtetit

Si mund të thuhet ndryshe kur skena politike parlamentare e Kosovës, nëvendëse demokratike po bëhët komplotiste. Vrapimi i tillë, ashtu si po bëhet kohët fundit, i angazhimit jasht institucional në atë delegues-përfaqësues ilustron qartazi anarkinë në Parlamentin e Kosovës.

Pyetja qëndron a ka Kosova institucione apo nuk ka? Kjo çështje duhet të shtrohet ndryshe, apo është ky një atak në shtetësinë e saj, ngase kështu jo vetëm që atakohet procesi demokratik i zgjedhjeve por edhe vet ligjshmëria e procesit, sepse vendi ka mbetur pa instituticionin më të rëndësishëm KQZ, pra çdo gjë që lidhet me institucionalizimin e saj po personalizohet-po privatizohet. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...