KMDLNJ: Gjendja e kënaqshme në Shtëpinë për Komunitete të Personave me Aftësi të Kufizuar në Graçanicë

Kosova

KMDLNJ: Gjendja e kënaqshme në Shtëpinë për Komunitete të Personave me Aftësi të Kufizuar në Graçanicë

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 12:03
KMDLNJ

Monitorues të KMDLNj-së, në kuadër të mandatit monitorues, vizituan Shtëpinë për Komunitete për Persona me Aftësi të Kufizuar pët t’u informuar për problemet eventuale që mundë t’i kenë në aspektin e trajtimit, kushteve fizike në objektin ku qëndrojnë si dhe kërkimit të mundësive për t’iu ndihmuar në të ardhmen. Kjo shtëpi e komuniteteve është nën kompetencë dhe përkujdesje të MPMS.

“Personeli përkujdesës në këtë shtëpi e informoi KMDLNj-në se në përgjithësi gjendja është e mirë, furnizimi me barëra është i kënaqshëm sikur edhe me artikuj ushqimorë. Shërbimet shëndetësore ofrohen në përputhje me nevojat që i kanë dhe ka staf të mjaftueshëm mjekësorë për shërbimet e domosdoshme ndërsa, për raste më të ndërlikuara dërgohen në Shtëpinë e Shëndetit në Graçanicë apo në Prishtinë” ,thuhet në komunikatën e dërguar nga KMDLNJ.

Problemi i identifikuar sipas tyre është prania e qenve endacakë rreth dhe afër objektit e që i shqetëson edhe rezidentët ashtu edhe stafin përkujdesës.

“Më parë, afër objektit ka qenë i vendosur azili për qenë endacakë i cili tani është zhvendosur në tjetër lokacion mirëpo, qytetarët e painformuar për ndryshim të lokacionit ende i sjellin qentë endacakë në këtë lokacion dhe i lënë aty” thuhet në komunikatën dërguar nga KMDLNJ.

Në përgjithësi, KMDLNj vlerëson se gjendja në këtë Shtëpi të Komunitit për  Persona me Aftësi të Kufizuar është në përputhje me standardet minimale për këtë kategori të cenueshme, ndaj tyre nuk ka shkelje të drejtave të njeriut sepse stafi i angazhuar është në nivel të detyrës dhe i përkushtuar për punën që e bënë.

KMDLNj edhe më tutje do të vazhdojë të monitorojë këtë Shtëpi të Kominitit dhe qendrat tjera në Kosovë ku janë vendosur grupet e cenueshme apo të margjinalizuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat