Shpallen top ndërmarrjet e vitit, ministri Shala garanton se do t’i mbështes kërkesat e bizneseve

Kosova

Shpallen top ndërmarrjet e vitit, ministri Shala garanton se do t’i mbështes kërkesat e bizneseve

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 13:52
Ilustrim

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka shpallur sot Top Ndërmarrjet e Vitit 2018.

Edhe këtë herë, mirënjohjet janë ndarë për kategorinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për 21 kompani nga shtatë regjione të Kosovës.

Mirënjohjet u ndanë nga ministri i Tregtisë Endrit Shala. Ai tha se një gjë ë tillë organizohet në përkrahje të bizneseve për punën dhe angazhimin e tyre.

Shala: Mirënjohjet e sotme simbolikë për kontributin e bizneseve në shoqëri

“Kjo është vetëm një simbolike krahasuar më atë që meriton biznesi jonë. Shpërndarja e këtyre mirënjohjeve nga ana e MTI-së është kontribut i asaj që ju keni dhënë në mirëqenien e vendit tonë, për punësimin, për një teknologji më të mirë, inovacion dhe për përgjegjësisë tuaj ndaj shoqërisë”, tha ai.

Me këtë rast, ministri Shala pati një premtim për bizneset.

Shala: Do t’i mbështesim bizneset në kërkesat e tyre

“MTI çdo herë do të jetë përkrahë bizneseve dhe do të avokojë në zgjedhjen e problemeve të tyre si tek institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare”, u shpreh ministri.

Ndërsa drejtori i KIESA-s, Nol Buzhala, bëri të ditur procesin si zgjidhen ndërmarrjet më të mira.

Buzhala: Përfillim një numër kriteresh për përzgjedhjen e top ndërmarrjeve

“Ne nuk kemi ndonjë shpallje apo ndonjë konkurs që me apliku ju që të jeni pjesë përfituese e ndërmarrjeve më të mira të rajonit tonë. Ne në mënyrë selektive i kërkojmë të dhënat fillimisht nga trusti pensional i Kosovës, ku aty e marrim punësimin e juaj që e keni bërë në krahasim ndërmjet viteve 2017 dhe 2016 dhe pikëzimi që bëhet aty në diferencën e punësimit iu ngrit juve më lart. Pas asaj ne marrim të dhënat nga Administrata Tatimore e krahasojmë kontributin e juaj që keni dhënë ATK-së krahasuar nga viti në vit. Po ashtu, këto të dhëna i marrim edhe në Doganën e Kosovës duke krahasuar eksportet e juaja apo  importet në përgjithësi”, tha ai.

Ministri ka treguar se në kuadër të MTI-së përmes njësisë së saj, Agjencisë KIESA zhvillohen edhe disa projekte tjera që përkrahin fuqizimin e prodhimit vendor.

Shala përmendi veprimtaritë që do të përkrahen nga MTI-KIESA:

-         subvencionimit të makinerive prodhuese,

-         skemat për certifikim të produkteve, përmes se cilave produktet e bizneseve do të certifikohen dhe të pranohen ndërkombëtarisht, gjatë vitit 2019 kjo do të përkrahet nga projekti i Bankës Botërore

-         skemat për këshillim, po ashtu edhe kjo gjatë vitit 2019 kjo do të përkrahet nga projekti i Bankës Botërore.

-         organizimin e panaireve kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ju ofrohet kompanive tonë pjesëmarrja në to dhe ekspozimi i produkteve të tyre në tregjet evropian dhe me gjerë.

-         ofrimi i parcelave në kuadër të zonave ekonomike për një periudhë 99 vjeçare, si dhe shumë e shumë aktivitet tjera. 

Ministri Shala i ka inkurajuar bizneset që t’i përcjellin aktivitetet e MTI-së dhe të aplikojnë për te qenë pjesë e tyre. 

Ndërsa top ndërmarrjet e regjionit të Prishtinës ishin:  top ndërmarrja mikro “GREATWOOD” L.L.C, ndërmarrja e vogël “EUROFRUTI” Sh.P.K., dhe top ndërmarrja e mesme “PANPAN” Sh.P.K. Në të njëjtën metodë, MTI ka zgjedhur top ndërmarrjet edhe në regjionin e Gjilanit, Ferizajt, Prizrenit, Gjakovës, Pejës dhe Mitrovicës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat