Më 1 janari i vitit 2019 Kosova merr kryesimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor

Kosova

Më 1 janari i vitit 2019 Kosova merr kryesimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Kjo është vendosur në takimin e Këshillit të Zyrtarëve të Lartë të Fondit të Ballkanit Perëndimor.

Republika e Kosovës do të nis kryesimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor nga 1 janari i vitit 2019.

Kjo është vendosur në takimin e Këshillit të Zyrtarëve të Lartë të Fondit të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur më datat 19 dhe 20 dhjetor, 2018 në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë – Tiranë.

Fondi i Ballkanit Perëndimor është organizatë ndërkombëtare e themeluar nga gjashtë qeveritë e Ballkanit Perëndimor për të promovuar bashkëpunimin në rajon.

Objektivi kryesor i këtij Fondi është që të fuqizojë bashkëpunimin në mes anëtarëve të vet dhe kohezionin rajonal me projekte të ndryshme me qëllim të avancimit të procesit të integrimeve evropiane.

Build 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat